kosovë

Mbyllja e komunave serbe në veri të Kosovës, Osmani: Ishin forcuar nga Vuçiç dhe kthyer në grupe mafioze! Duhet të shpërbëheshin

Nga Praga, presidentja Vjosa Osmani mbrojti vendimin e autoriteteve të Kosovës për mbylljen e komunave të ngritura nga Serbia, në Mitrovicën e Veriut. Për Radio Evropa e Lirë, Osmani tha se komunat e ngritura nga Serbia në Veri, që operonin paralelisht me komunat e shtetit të Kosovës, ishin shndërruar në grupe mafioze.

Osmani nënvizoi se janë veprime legjitime dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por që suksesi dhe qëndrueshmëria e tyre varen prej bashkëpunimit me aleatët.

Të lidhura

None found

“Situata në veri të Kosovës është shumë sfiduese, sepse përkundur Marrëveshjes së vitit 2013, e cila kërkon që të gjitha strukturat ilegale të shpërbëhen, ato janë forcuar nga [presidenti serb, Aleksandar] Vuçiç në këtë dekadë, dhe janë shndërruar në grupe mafioze, të cilat edhe sfidojnë sigurinë, edhe sovranitetin, por edhe vetë jetën e qytetarëve që jetojnë në veriun e veriut”, ka thënë Osmani në Pragë, ku po merr pjesë në forumin e sigurisë Globsec.

Ajo ka bërë thirrje që të mos lejohet “asnjë forcë e errët, asnjë shtet që ka qëllime dashakëqija ndaj Kosovës dhe rajonit, të krijojë ndarje mes neve dhe aleatëve”.

“Kjo ndarje, në afatgjatë, Kosovës i kushton shumë. Kosova ka mundësi që të jetë e suksesshme në shtirje të sovranitetit, bashkë me aleatët. Kërkohet më shumë komunikim, më shumë konsultim, më shumë koordinim”.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të ndalë, siç ka thënë ai, “veprimet e pakoordinuara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë”.

Për aksionin në veri kanë reaguar edhe ambasadorët e Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe.

E pyetur nëse zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë shefin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) e kanë përmendur nëpër takimet e ditëve të fundit përkeqësimin e marrëdhënieve me Qeverinë e Kosovës, ajo ka thënë se SHBA-ja ka qenë e qartë në çdo nivel se raportet me popullin e Kosovës, me Kosovën si shtet, i ka shumë të fuqishme.

“Ne duhet të gjejmë mënyra për ta forcuar partneritetin, ne duhet të gjejmë mënyra që debati në Kosovë të mos jetë asnjëherë se ‘a jemi prishur me Amerikën apo jo?’, por të jetë sa jemi duke i forcuar ato marrëdhënie, sepse është vetëm në interes të Kosovës”.

Ajo ka thënë se do të takohet në kuadër të Globsec-ut me zyrtarë amerikanë për t’i diskutuar të gjitha sfidat aktuale.

Osmani nuk ka dashur të komentojë pse të shtunën, më 31 gusht, është vërejtur një prani e shtuar e forcave të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR mbi urën kryesore mbi lumin Ibër.

Presidentja ka thënë se për këtë gjë duhet pyetur KFOR-i, por as ky institucion nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë.

Një pjesëtar i forcave italiane të KFOR-it në urën i Ibrit i ka thënë më herët për një korrespodente të REL-it se “nuk pritet ndonjë gjë e veçantë” dhe se pjesëtarët aty gjenden aty “për shkak të operacioneve rutinore”./ REL

të fundit

Albulena Haxhiu përkujton Hasan Prishtinën, 93 vjet pas vrasjes

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kujtuar Hasan Prishtinën në 93-vjetorin e vrasjes së…

11 minutes ago

Shkupi hap Qendrën e parë ditore për personat me invaliditet mbi 14 vjeç

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski informon se për herë të parë Shkupi u bë me Qendër për qëndrim…

20 minutes ago

Gjilani hap sezonin 2026/27 me triumf 3-1 ndaj Feronikelit 74’

Gjilani e ka nisur me këmbë të mbarë edicionin 2026/27 të Albi Mall Superligës së Kosovës, duke triumfuar në udhëtim…

20 minutes ago

Nufi: Forcat e Armatosura vijojnë operacionet në vatrat e Lurës, Dajtit, Krujës dhe Bulqizës

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi përmes një postimi në “Facebook” bën me dije se po vijon intensivisht angazhimi i efektivëve…

26 minutes ago

Të pasurit i drejtohen ankandeve: rriten blerjet e orëve, bizhuterive dhe objekteve të rralla

Shitjet e sendeve luksoze në shtëpitë kryesore të ankandeve po shënojnë rritje të fortë, në kontrast me tkurrjen e tregut…

26 minutes ago

Complex Reconstructive Surgery at the Plastic Surgery Clinic for a Survivor of the Koçan Fire

Në Klinikën Universitare për Kirurgji Plastike dhe Rindërtuese – Shkup u realizuan konsultime të specializuara disaditore për trajtimin e mëtejshëm…

39 minutes ago