kosovë

Mbyllet kufiri mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në Glloboqicë, shkak zjarret

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar në Kosovë ka bërë të ditur se në pasditen e së premtes është mbyllur pika kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në Glloboqicë, për shkak të përhapjes së zjarreve.

Përmes një postimi në Facebook, kjo organizatë qeveritare ka thënë se është njoftuar nga pala maqedonase se zjarret janë afruar afër rrugës së fshatit Jazhincë, ndërsa vendimin për mbylljen e kufirit e ka marrë Ministria e Punëve të Brendshme.

Vendet e Ballkanit dhe një pjesë e mirë e kontinentit evropian po përballen këtë javë me temperatura rreth apo mbi 40 gradë Celsius.

Agjencia për Menaxhim Emergjent në Kosovë ka bërë të ditur më 14 gusht se i ka regjistruar 61 vatra zjarri, dhe që shumica janë lokalizuar.

Një ekip i Radios Evropa e Lirë e ka vizituar të martën fshatin Kçiq në Mitrovicë për t’i parë nga afër dëmet që i kanë shkaktuar zjarret në atë zonë.

Disa banorë janë shprehur shumë të shqetësuar, duke thënë se kanë humbur gjithçka që kanë pasur.

Në Shqipëri dhe Mal të Zi është raportuar edhe për viktima në përpjekjet për shuarje zjarresh, ndërsa qindra mijëra hektarë tokë janë djegur.

Autoritetet në disa shtete kanë thënë se disa zjarre janë nisur edhe qëllimshëm dhe tashmë i kanë arrestuar disa persona që dyshohen për këtë shkelje.

Shkencëtarët për klimën kanë thënë disa herë se disa dekada të nxjerrjes së gazrave serrë në atmosferë, kanë ndikuar në rritje të temperaturave globale.

Bota është ngrohur për 1.1 gradë Celsius në krahasim me epokën industriale, ndërsa shtetet synojnë që ta mbajë atë nën 1.5 gradë Celsius, për të shmangur katastrofa të mëdha natyrore./REL

të fundit

Korça nuk gjen qetësi/ Plagoset 27-vjeçari, dërgohet me urgjencë në spital

Një ditë pas vrasjes me thikë të 14-vjeçarit Erald Xhejo në Korçë, një tjetër ngjarje kriminale ka ndodhur në Dvoran.…

19 minutes ago

Samiti në Alaskë, Trump: Dua të shoh një armëpushim! Nuk do të jem i lumtur nëse nuk ndodh sot

Presidenti amerikan, Donald Trump ka publikuar një video të re të bisedës së tij me gazetarët në Air Force One,…

52 minutes ago

Dëmet e shkaktuara nga zjarret, ministri Vengu tregon si do të bëhet kompensimi i banesave, bizneseve dhe kulturave bujqësore

Vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure…

1 hour ago

Gazetarët e Radio Televizionit të Kosovës dy muaj pa rroga, Qeveria Kurti miraton kërkesë për 2.5 kilionë euro kredi

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në të cilën ka marrë disa vendime, ndër to…

2 hours ago

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Reagon Luiz Ejlli: Fëmijët po mbyten në dhunë! Janë pasqyra e shoqërisë që ne kemi ndërtuar, sa kohë heshtim thika është në duart tona

Këngëtari Luiz Ejlli ka reaguar në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit, Erald Xhejo. Ejlli përmes një instastory shprehet se fëmijët…

2 hours ago

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

Lëkundje tërmeti janë ndjerë para pak çastesh në Tiranë. Magnituda e këtij tërmeti ka qenë 3.1 ballë. Nuk ka raportime…

2 hours ago