Mbrojtja e Rexhep Selimit, e përfaqësuar nga avokati Geoffrey Roberts, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, përmes të cilit Selimi u dënua me 13 vjet burgim.
None found
Geoffrey Roberts deklaroi për media se ekipi mbrojtës është shumë i zhgënjyer nga aktgjykimi, por nënvizoi se vendimi i shpallur përfaqëson vetëm shkallën e parë të procesit gjyqësor.
“Jemi shumë të zhgënjyer me aktgjykimin, por duhet theksuar se ky është vetëm hapi i parë, beteja e parë, në njëfarë mënyre. Z. Selimi synon t’i përdorë plotësisht të drejtat e tij për ta apeluar këtë vendim përmes kuadrit ligjor të Kosovës dhe ne jemi të bindur se në fund ai do të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat”, u shpreh Roberts.
I pyetur për gjendjen e Selimit pas vendimit, avokati tha se ishte takuar me klientin e tij dhe kishte biseduar me të rreth aktgjykimit. Megjithatë, Roberts nuk pranoi të jepte hollësi të mëtejshme.
“Më vjen keq, por nuk do të pranoj pyetje. Jam takuar me z. Selimi dhe kemi diskutuar për aktgjykimin, por nuk do të jap më shumë detaje”, tha Roberts.
Barcelona ka dërguar përfaqësuesit e saj për ta vëzhguar nga afër mesfushorin ofensiv të Djurgardenit, Bo Hegland, raporton Expressen.Futbollisti 22-vjeçar…
Bashkimi Evropian ka ftuar Kanadanë të bëhet “anëtarja e parë e asociuar” e unionit, në një propozim të bërë nga…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së,…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dënuar vendimin e Gjykatës së Hagës, që shpalli fajtor ish-krerët e UÇK-së dhe…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit të turpshëm që mori sot Gjykata Speciale në Hagë,…
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se UÇK-ja s’ka qenë ndërmarrje e përbashkët kriminale dhe se nuk duhet dorëzuar…