kosovë

Mbi 800 serbë aplikuan gjatë janarit për pasaportë të Kosovës, MPB: Kemi parë rritje të theksuar

Nga 1 janari Kosovës i janë hequr vizat. Të gjithë qytetarët mund të udhëtojnë në shtetet e zonës Shëngen pa pasur nevojë që paraprakisht të pajisen me viza. Mirëpo një gjë e tillë ende nuk vlen për qytetarët serbë të Kosovës që kanë pasaporta të Administratës Koordinuese, të lëshuara nga Serbia.

Për të shfrytëzuar të drejtën e udhëtimit, interesim kanë edhe nga qytetarët serbë të katër komunave veriore.

Të lidhura

None found

Vetëm gjatë muajit janar, për t’u pajisur me pasaportë të Kosovës, kanë aplikuar 826 persona. Nga Ministria e Brendshme, për Express, kanë treguar se sa është numri për secilën komunë veçmas.

“Leposaviq 155; Zubin Potok: 125; Zveçan 112; Mitrovicë e Veriut 434”, thuhet në përgjigjen e MPB’së.

 

 

Ndërkaq deri më 31 dhjetor të vitit 2023, për pasaportë të Kosovës, kanë aplikuar 6 mijë e 310 qytetarë serbë.

“Leposaviq 693; Zubin Potok 911; Zveçan 671; Mitrovicë e Veriut 4035”.

Nga kjo ministri kanë thënë se muajve të fundit kanë parë rritje të theksuar të aplikimeve nga qytetarët në komunat me shumicë serbe krahasuar me vitet e kaluara.

të fundit

Benet Beci: Zjarret në Bardhaj dhe Myselim janë izoluar, banesat nuk rrezikohen

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në dy zona Bardhaj dhe Myselim, duke njoftuar…

42 seconds ago

Ethet e Nilit Perëndimor shënojnë viktimën e tetë në Maqedoninë e Veriut

Ethet e Nilit Perëndimor kanë marrë viktimën e tetë. Ka ndërruar jetë një 70-vjeçar nga Draçeva e Shkupit, i cili…

4 minutes ago

Varshava në gatishmëri pas afrimit të një objekti ajror nga Bjellorusia

Autoritetet polake kanë konfirmuar një shkelje të mundshme të hapësirës ajrore të vendit nga një objekt i paidentifikuar që po…

6 minutes ago

Maitland-Niles barazon në sekondat e fundit, Evertoni i merr dy pikë Manchester Unitedit

Manchester Unitedi ka lëshuar dy pikë në minutën e fundit në udhëtim te Evertoni, në kuadër të xhiros së tretë…

17 minutes ago

LSH: Refuses to be part of a government that it says trades Albanian rights

Zijadin Sela ka komentuar deklaratën e Bilall Kasamit i cili tha Sela mund të bëhet pjesë e qeverisë, por jo…

21 minutes ago

Thirrja e fundit e 46-vjeçares italiane teksa ishte rrëmbyer dhe dhunuar nga ish-partneri, para se të hidhej nga ura: “Çfarë po bën? Të dua…

Telefonata e fundit e Lorena Itzerit, 46 vjeçe, është bërë një prej provave kryesore në hetimin e ngjarjes së rëndë…

23 minutes ago