Categories: kosovë

Mbi 8 mijë shqiptarë kaluan drejt Kosovës për të marrë pjesë në Marshin e Lirisë

Gjatë kësaj fundjave, më shumë se 8 mijë shtetas dhe rreth 2 mijë automjete u nisën nga Shqipëria drejt Kosovës, kryesisht në drejtim të Prishtinës, ku zhvillohej “Marshi i Lirisë”. Aktiviteti u organizua në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po përballen me proces gjyqësor në Hagë.

Të lidhura

None found

Të dhënat e Drejtorisë së Kufirit tregojnë se fluksi i lëvizjeve drejt Kosovës ka qenë i lartë. Mes personave që kanë udhëtuar raportohet të kenë qenë edhe pjesëtarë të diasporës.

Parashikohet që trafiku në dy autostradat që lidhin Shqipërinë me Kosovën të shtohet më tej gjatë orëve në vijim dhe gjatë ditës së diel, si në udhëtimet drejt Kosovës, ashtu edhe në kthimet drejt Shqipërisë.

Marshi i zhvilluar në Prishtinë kishte si qëllim shprehjen e mbështetjes për ish-drejtuesit e UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Vendimi për çështjen e tyre pritet të shpallet më 16 shtator.

Gjatë ditës së sotme, Dukagjini ka publikuar pamje ku shihen një numër i madh qytetarësh nga Shqipëria duke kaluar në këmbë kufirin drejt Kosovës.

Tags: liriamarshi

të fundit

Genoa ndalet në barazim ndaj Frosinones, De Rossi lë sërish Mitajn në stol

Mario MitajGenoa e drejtuar nga Daniele De Rossi nuk ka shkuar më shunë se barazimi 1 – 1 kundër Frosinones,…

5 minutes ago

Është një nder”, Mastantuono reagon pasi kaloi rekordin e Lionel Messit

Franco Mastantuono ka hyrë në historinë e futbollit argjentinas, pasi u bë lojtari më i ri nga ky vend që…

23 minutes ago

Aksident fatal në Gostivar, humb jetën një person dhe plagosen tre të tjerë

Më 11.09.2026 në orën 22:55 në Departamentin për Punë të Brendshme - Gostivar, është denoncuar se në rrugën magjistrale Gostivar–Strazhë,…

29 minutes ago

Rreth 100 mijë qytetarë morën pjesë në Marshin për UÇK-në në Prishtinë

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” falënderon nga zemra rreth 100 mijë qytetarë që sot iu bashkuan Marshit për Liri në…

29 minutes ago

Richard Grenell: Më 16 shtator pritet vendimi i Hagës për çështjen ndaj Hashim Thaçit

Emisari amerikan, Richard Grenell, ka thënë se më 16 shtator Haga do ta shpall vendimin në çështjen e Jack Smithit…

30 minutes ago

Burjani: Zgjidhja kalon përmes koalicionit me LDK-në, përndryshe vendi shkon në zgjedhje

Edhe pse është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu vazhdon ta ushtrojë edhe detyrën e presidentes së Kosovës,…

32 minutes ago