Categories: kosovë

Mbi 220 kërkesa, vetëm 80 persona do të lejohen në sallë për aktgjykimin ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së

Vetëm 80 persona do të mund ta ndjekin nga galeria e publikut shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të parashikuar për 16 shtator në Gjykatën Speciale. Për të qenë të pranishëm në sallë janë paraqitur mbi 220 kërkesa, ndaj pjesa tjetër e të interesuarve do të duhet ta përcjellë vendimin përmes transmetimit të Gjykatës.

Të lidhura

None found

Nga numri i përgjithshëm i vendeve, 40 ulëse janë caktuar për familjarët e ngushtë të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa 40 të tjera u janë ndarë përfaqësuesve të mediave. Kjo nënkupton se jo të gjithë aplikuesit do të kenë mundësi ta ndjekin në kohë reale dhe nga salla vendimin përfundimtar ndaj katër të akuzuarve.

Dhomat e Specializuara, në një përgjigje për RTK-në, kanë bërë të ditur se në galerinë e publikut janë akredituar gjithsej 80 persona. Mes mediave që kanë marrë akreditim janë 17 ndërkombëtare, 16 nga Kosova, 4 nga Shqipëria dhe 3 nga Serbia.

Ndërsa afrohet 16 shtatori, në Kosovë ka nisur numërimi mbrapsht për ditën kur pritet të merret vendimi historik për ish-drejtuesit e UÇK-së. Ekspertët e çështjeve juridike janë shprehur optimistë, duke thënë se presin një aktgjykim lirues.

Avokati Skender Musa deklaroi se, sipas vlerësimit të tij, gjykata nuk ka në asnjë mënyrë mundësi t’i shpallë fajtorë. Megjithatë, ai theksoi se nuk duhet harruar që gjykatat ndërkombëtare, përfshirë Gjykatën Speciale në Hagë, megjithëse kjo e fundit mbështetet në legjislacionin e Kosovës, veprojnë në territor të huaj dhe varen nga vullnetet politike të fuqive të mëdha. Musa u shpreh se, nëse nuk do të ketë ndikime politike, beson fuqishëm se 16 shtatori do të jetë festë në Kosovë.

Edhe bashkëluftëtarët e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit ndajnë pritje të ngjashme. Ata shpresojnë që procesi të mbyllet me lirimin e tyre dhe kërkojnë që vendimmarrja e gjykatës të mbetet e pandikuar nga faktorët politikë.

Nënkryetari i OVL UÇK-së, Fatmir Sopi, tha se presin lirimin e tyre nga të gjitha akuzat që ai i cilësoi të montuara në këtë proces. Ai falënderoi presidentin dhe shokët e tij për, siç u shpreh, sakrificën e pamerituar që kanë bërë për ta dëshmuar dhe pastruar figurën e UÇK-së, duke nënvizuar se ajo ka qenë një forcë e shëndoshë ushtarake dhe politike, ka luftuar për lirinë e vendit dhe nuk i ka bërë keq askujt.

Me më pak se tri javë të mbetura deri në shpalljen e aktgjykimit, në Kosovë kanë filluar tashmë përgatitjet për pritjen e mundshme të Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

Në Prishtinë është paralajmëruar gjithashtu organizimi i një marshi mbështetës nën moton “Kosova po pret”. Në raport me drejtësinë ndërkombëtare, 16 shtatori pritet të jetë një prej ditëve më të rëndësishme për Kosovën.

të fundit

Përplasje gjatë uljes së avionit në Australi, plagosen rëndë dy të moshuar në një makinë

Një aksident i pazakontë është regjistruar të martën në Melbourne të Australisë, ku një avion i vogël është përplasur me…

7 minutes ago

E verbër që nga lindja, 56-vjeçarja bëhet kursantja e parë pilote në Itali dhe arrin 200 orë fluturimi

Lucia Sabrina Papa, 56 vjeçe, e lindur e verbër, është bërë kursantja e parë pilote avioni me aftësi të kufizuara…

7 minutes ago

Letra që Trump i la Bidenit në Zyrën Ovale: “Pa politikën, mund të ishim miq të mirë

Një letër e shkruar nga Donald Trump për Joe Biden, të cilën ish-presidenti amerikan ia la pasardhësit të tij në…

7 minutes ago

Eksperienca si avantazh, por freskia mungon: Shqipëria renditet si kombëtarja e dytë më e vjetër në Evropë

Jemi përballë dy ndeshjeve shumë të rëndësishme në Ligën e Kombeve [...]Read More...

8 minutes ago

VIDEO/ Stuhia në Brazil ngre dallgë të mëdha në lumin Tapajos, pamjet tronditin banorët

Një stuhi e fuqishme ka goditur jugperëndimin e shtetit Para në Brazil, duke shkaktuar një fenomen të pazakontë në lumin…

9 minutes ago

Juventusi synon Zambo Anguissan, Spalletti e sheh si përforcimin ideal

Juventusi ka nisur të shqyrtojë mundësinë e transferimit të mesfushorit të Napolit, Zambo Anguissa, i cili shihet si një prej…

9 minutes ago