kosovë

Mbërrijnë në Kosovë dy gazetarë ukrainas

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka bërë të ditur që të dielën në Prishtinë kanë arritur dy gazetarë ukrainas, Serhii Shevchenko dhe Liudmyla Mekh, të cilët do të mund të ushtrojnë profesionin e tyre nga distanca, pas shpërthimit të luftës në vendin e tyre.

Më 17 prill, autoritetet e Kosovës kanë mirëpritur edhe Lyudmila Makeyn, gazetaren e parë ukrainase që ka arritur në këtë shtet.

Të lidhura

None found

Të tre gazetarët qëndrojnë në Kosovë në kuadër të programit “Gazetarët me Rezidencë në Kosovë (Journalist in Residence in Kosovo)”.

Ky program është iniciuar nga Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias (ECPMF), Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) dhe mbështetet financiarisht nga Qeveria e Kosovës.

Si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur në muajin mars se është e gatshme të strehojë 20 gazetarë ukrainas andaj ka ndarë 150,000 euro për strehimin e tyre gjashtëmujor.

“Gazetarët veteranë kanë punuar në media të ndryshme në Ukrainë, dhe janë pjesë aktive e Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës (NUJU). Zonja Mekh është themeluese dhe presidente e Fondacionit ‘Iniciativa e Gazetarëve’, me bazë në kryeqytetin ukrainas, Kiev”, është në njoftimin e AGK-së në Facebook.

AGK ka thënë më herët se programi i financuar nga Qeveria e Kosovës u mundëson gazetarëve ukrainas pagë mujore, akomodim në banesë, kushte për punë, kurse të gjuhës dhe të integrimit, si dhe ndihmë psiko-sociale sipas nevojës.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar më 24 shkurt, atë që e quan “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur me sanksione të ashpra ndaj Rusisë, duke shënjestruar ekonominë e shtetit dhe oligarkët rusë.

Qeveria e Kosovës ka vënë sanksione kundër Rusisë, në linjë me Perëndimin, si dhe ka shprehur gatishmëri edhe për strehimin e rreth 5,000 qytetarëve ukrainas që i ikin luftës./rel

të fundit

Misteri i atentatit ndaj oligarkut ukrainas në Monako: Gruaja që u pagua deri në 7 mijë euro për vrasjen u ekzekutua pak ditë më vonë

Një hetim i CNN sjell detaje të reja mbi atentatin ndaj oligarkut ukrainas Vadim Yermolaev në Monako dhe ngjarjet e…

7 minutes ago

Laçi promovon në ekipin e parë sulmuesin Muhammad Aliyu Umar para debutimit me Elbasanin

LaciLaçi do të zhvillojë më 22 gusht ndeshjen e parë në Superiore përballë Elbasanit [...]Read More...

12 minutes ago

Emigrants Begin Returning to Greece, Long Queues at Kapshtica

Pas pushimeve verore në Shqipëri, emigrantët kanë nisur kthimin drejt Greqisë. Fluksi i lartë i lëvizjeve është shënuar edhe në…

12 minutes ago

Zyrtare: Selmin dhe Melvin Hoxha vazhdojnë bashkëpunimin me Zurichun deri në vitin 2031

FC Zurich ka njoftuar zgjatjen e kontratave të dy vëllezërve, Selmin dhe Melvin Hoxha, të cilët kanë firmosur marrëveshje të…

13 minutes ago

Storms and Tornadoes Hit Germany, Leaving One Dead and Several Injured; Around 60 Homes Damaged

Stuhi të forta dhe dy tornado shkaktuan dëme të mëdha gjatë natës në disa pjesë të Gjermanisë, duke lënë pas…

13 minutes ago

Tensions in Maliq Municipal Council, elderly man speaks out: I was outraged because those who opposed the merger walked out!

I moshuari Reiz Petritaj, që iu drejtua me bastun kryetarit të Këshillit Bashkiak në Maliq, deklaroi se u revoltua nga…

13 minutes ago