Categories: kosovë

Maqedonci: Kosova synon anëtarësimin në NATO si prioritet strategjik

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zhvilloi një takim me komandantin e sapoemëruar të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajorin Roberto Vergori, të cilit i përcolli urimet për detyrën e re.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të ministrit, biseda u përqendrua te situata aktuale në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe te domosdoshmëria e bashkërendimit dhe komunikimit të vazhdueshëm mes institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it.

Gjatë takimit u nënvizua edhe rëndësia e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit me misionin e NATO-s në Kosovë, veçanërisht për kontributin e tij në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend.

Maqedonci deklaroi se integrimi i Republikës së Kosovës në NATO vazhdon të jetë një objektiv kyç dhe prioritet strategjik për të ardhmen e shtetit.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit të ngushtë me KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë në funksion të ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit”, thuhet në njoftimin e Maqedoncit në Facebook.

të fundit

Protestat vijojnë në kryeqytet, Lorik Cana shpreh mbështetjen për studentët: Duhet të dëgjohen (MESAZHI)

Lorik Cana/ Protestat në kryeqytet Kryeqyteti është përfshirë prej 7 ditësh tashmë në protesta masive, ku studentë dhe gjimanzistë janë…

3 minutes ago

Ballkani përballet me Prishtinën në kryederbin e javës, të dyja synojnë kreun

Ballkani është nikoqir i Prishtinës, në kuadër të kryederbit të xhiros së 10-të në Superligën e Kosovës.Të dy skuadrat po…

4 minutes ago

Studentët marshojnë në rrugët e Tiranës, vendosin barrikada për të penguar uniformat blu! Policia i ndjek me furgona dhe autobote uji(VIDEO)

Protestat kundër qeverisë vijojnë në Tiranë, ku situata është tensionuar mes protestuesve dhe forcave të policisë. Gjashtë furgonë policie janë…

6 minutes ago

Nuk ndalet revolta antiqeveritare! Protestuesit i vënë flakën koshave të mbeturinave, i përdorin si barrikada kundër policisë

Protesta para Ministrisë së Arsimit në Tiranë vijon prej disa orësh, ndërsa tensionet janë përshkallëzuar. Gjimnazistët dhe studentët u kanë…

16 minutes ago

Haxhiu: Institucionet shqiptare t’i marrin seriozisht kërkesat e protestuesve

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që institucionet në Shqipëri t’i dëgjojnë dhe t’i trajtojnë me seriozitet…

20 minutes ago

Mickoski: Agreement to cut fuel prices by two denars nearing finalization

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se negociatat po vazhdojnë me furnizuesin "Okta" për të siguruar zbritje shtesë për naftën, me qëllim…

20 minutes ago