Categories: kosovë

Maqedonci në Slloveni: Kosova synon anëtarësimin në NATO dhe BE

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, ishte pjesë e takimit ministror të Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore (CEDC) me vendet partnere të Ballkanit Perëndimor. Takimi u zhvillua në Brdo pranë Kranjit, në Slloveni.

Të lidhura

None found

Gjatë diskutimeve, Maqedonci theksoi se Kosova e ka përcaktuar qartë orientimin e saj strategjik drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Ai vlerësoi gjithashtu se bashkëpunimi mes vendeve të rajonit është i rëndësishëm për rritjen e sigurisë dhe ruajtjen e stabilitetit.

Ministri kosovar nënvizoi se siguria në Evropën Qendrore dhe në Ballkanin Perëndimor është e lidhur ngushtë. Në fjalën e tij, ai paraqiti përparimin e Kosovës në krijimin e një force profesionale dhe të aftë për të bashkëvepruar me partnerët, ndërsa renditi si prioritete përfundimin e tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, rritjen e qëndrueshmërisë kombëtare dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes.

Në margjinat e takimit, Maqedonci zhvilloi bisedime dypalëshe me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes të Republikës Çeke, Jaromir Zuna, si dhe me ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Sllovenisë, Valentin Hajdinjak.

Gjatë takimit me Jaromir Zuna, palët shqyrtuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në mbrojtje. Vëmendje e veçantë iu kushtua industrisë së mbrojtjes, transferimit të teknologjisë, trajnimit dhe edukimit ushtarak.

Me homologun slloven, Valentin Hajdinjak, ministri Maqedonci diskutoi për mbështetjen që Sllovenia i jep Kosovës në procesin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Maqedonci e informoi Hajdinjakun edhe për rezultatet e arritura nga Republika e Kosovës në sektorin e mbrojtjes, duke përfshirë rritjen e kapaciteteve të FSK-së dhe planet për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes.

Ministri Hajdinjak shprehu gatishmërinë e Sllovenisë për të thelluar e zgjeruar bashkëpunimin dypalësh në fushën e mbrojtjes. Ai deklaroi gjithashtu se Sllovenia do të vijojë të kontribuojë në sigurinë e Kosovës përmes pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it.

Pjesëmarrja e Kosovës në takimin ministror të CEDC-së dhe bisedimet me partnerët evropianë pasqyrojnë angazhimin e saj për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në mbrojtje, avancimin e partneriteteve strategjike dhe dhënien e kontributit në sigurinë rajonale e evropiane.

të fundit

Një muaj pas propozimit Laurent Krasniqi humbi jetën, partnerja e tij reagon për herë të parë: Kom me të dashtë deri në frymën time të fundit

Laurent Krasniqi humbi jetën më 2 shtator, në një aksident tragjik që tronditi familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që…

3 minutes ago

Milot Avdyli lider i Celjes në barazimin me RB Salzburgun

Sulmuesi i krahut, që këtë edicion po përdorët si mbrojtës, Milot Avdyli ka zhvilluar një tjetër paraqitje fantastike për Celjen.Avdyli…

8 minutes ago

Beogradi mbushet me mijëra protestues, studentët përballen me Vuçiçin në zgjedhjet e së dielës

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë…

16 minutes ago

Qarri calls for Serbia to be held accountable after UN Security Council meeting

Të martën, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, përfaqësoi Kosovën në mbledhjen e…

19 minutes ago

Who will return the stolen billions?” Korreshi responds to Rama over parents paying for damage caused by students

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, i ftuar në Prime News24 komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se prindërit e…

19 minutes ago

You are exploiting the protest,” Socialist MP tells analyst: We have taken measures

Deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi e ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania…

20 minutes ago