Categories: kosovë

Maqedonci dhe Rudolph diskutojnë sigurinë rajonale dhe forcimin e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zhvilloi një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ku u trajtuan çështje që lidhen me sigurinë në Kosovë dhe në rajon, si dhe zhvillimet në sektorin e mbrojtjes.

Të lidhura

None found

Një pjesë e rëndësishme e bisedës iu kushtua avancimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe bashkëpunimit dypalësh mes Kosovës e Gjermanisë, me theks të veçantë te trajnimet dhe stërvitjet e përbashkëta.

Palët shqyrtuan gjithashtu mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes dhe në proceset e prokurimeve ushtarake.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se këto marrëdhënie synojnë forcimin e kapaciteteve të FSK-së dhe përmirësimin e ndërveprueshmërisë së saj me partnerët ndërkombëtarë.

Sipas ministrisë, këto angazhime i shërbejnë synimit të Kosovës për të rritur kontributin në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon e më gjerë.

Gjermania u vlerësua si një partner i rëndësishëm dhe i besueshëm i Kosovës në ndërtimin e një force moderne, profesionale dhe të aftë për të dhënë kontribut në sigurinë kolektive.

të fundit

Albania signs agreement to join the International Stabilization Force in Gaza

Shqipëria, Bordi i Paqes, Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit dhe Grupi i Punës për Gazën kanë përmbyllur zyrtarisht Marrëveshjen e Shtetit…

5 minutes ago

Medical student denounces lack of meritocracy: Places go to politicians’ children

E ftuar në “Review” me Greta Topjanën, studentja e vitit të katërt të Mjekësisë, Dhimitra Nushi, u ndal edhe te…

6 minutes ago

36-vjeçarja gjendet e vrarë në dhomën e gjumit, partneri dorëzohet dhe pretendon vetëmbrojtje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Vergiates, në provincën e Vareses, ku një grua 36-vjeçare është gjetur e…

6 minutes ago

Muric në stol ndaj Comos? Aquilani analizon vështirësitë e portierit të Sassuolos

Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, po kalon një periudhë të vështirë te Sassuolo, pas disa gabimeve në ndeshjet…

6 minutes ago

Vehicles carrying illegally cut timber seized in operation in Štip region

Një aksion i Ministrisë së Brendshme, punonjësve të NP "Pyjet e Maqedonisë" dhe Policisë Pyjore rezultoi në sekuestrimin e disa…

7 minutes ago

North Macedonia records eight new HIV cases in September

Tetë raste të reja me HIV-SIDA janë regjistruar gjatë muajit shtator. Katër nga të prekurit i përkasin grup moshës 30-39…

7 minutes ago