Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar 12 kamionë ushtarakë UNIMOG – Mercedes-Benz 5T, 4×4, të blerë për përdorim nga kjo forcë, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Ceremonia e pranimit u zhvillua në prani të kryeministrit Albin Kurti, komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, si dhe Daniel Zittel, përfaqësues i Daimler Truck Defence dhe Mercedes-Benz Special Trucks.
None found
Sipas njoftimit të Maqedoncit, të cilit i referohet “Bota sot”, automjetet e reja janë pjesë e investimeve që synojnë forcimin e kapaciteteve transportuese dhe logjistike të FSK-së.
Kamionët UNIMOG janë të përshtatshëm për lëvizje në terrene të vështira. Ata do të përdoren për transportin e personelit, pajisjeve dhe materialeve, si dhe për furnizimin e njësive në situata të ndryshme operacionale.
Ministri bëri të ditur se gjatë vitit 2027 pritet të mbërrijnë dhjetëra kamionë të tjerë të blerë, ndërsa FSK-ja do të marrë gjithashtu automjete të dhuruara nga Gjermania.
Kosova kishte pranuar në vitin 2024 pesë kamionë Rheinmetall KX 8×8 si donacion gjerman. Për vitin 2027 parashikohet pranimi i dy kamionëve të tjerë të këtij modeli dhe katër kamionëve zjarrfikës UNIMOG – Mercedes-Benz, po ashtu në formën e donacionit.
Me 12 kamionët UNIMOG dhe tetë kamionët Rheinmetall të ardhur gjatë kësaj jave, numri i automjeteve të pranuara nga këto dy kategori ka arritur në 35, bëri të ditur Maqedonci.
Ai tha se pajisjet e reja do të përmirësojnë mbështetjen logjistike dhe do t’u mundësojnë njësive të FSK-së të veprojnë me më shumë efikasitet.
“Logjistika është pjesë thelbësore e gatishmërisë operacionale”, deklaroi Maqedonci, duke vënë në pah nevojën për investime në pajisje, infrastrukturë dhe kapacitete njerëzore.
Ministri shprehu mirënjohje për kryeministrin Kurti, komandantin e FSK-së Bashkim Jashari, ambasadorin gjerman Rainer Rudolph dhe përfaqësuesin e kompanive gjermane për bashkëpunimin dhe ndihmën në zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së.
Transferimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit raportohet se ka shkaktuar debate…
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas rastit të Arlinda Zekajt, duke kërkuar përgjegjësi për zyrtarët që, sipas saj,…
MPB Maqedoni njofton se dje (28.10.2026), rreth orës 17:00, në fsh. Vrapçisht, në rrethinë të Gostivarit, nëpunës policorë të ekipit…
Rasti i Arlinda Zekajt dhe dhuna ndaj grave ishin në fokus të një deklarimi në Kuvend, ku deputetja Edona Llalloshi…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje deputetëve që ta respektojnë ligjin për ndalimin e pirjes…