Qeveria malazeze ka aprovuar pagesën e rreth 18 milionë eurove për kompensimin e qytetarëve kroatë që u mbajtën në kampin e Morinjit, pranë Kotorrit, në fillim të viteve 1990.
Vendimi u mor të premten, kur ekzekutivi miratoi raportin për negociatat e përfunduara me Kroacinë, si dhe protokollin për zbatimin e marrëveshjes. Kompensimi lidhet me personat e ndaluar me forcë në kampet në territorin e Malit të Zi nga 30 shtatori 1991 deri më 18 gusht 1992.
None found
Marrëveshja përfshin ish-të ndaluarit që u torturuan në Morinj, por edhe trashëgimtarët e personave, vdekja e të cilëve mund të ketë lidhje të drejtpërdrejtë me qëndrimin në kamp.
Nga fondi i parashikuar prej 18 milionë eurosh do të zbriten shumat që disa ish-të burgosur kanë marrë më herët në bazë të vendimeve të gjykatave malazeze. Vlera që do t’i akordohet secilit përfitues do të përcaktohet veçmas, sipas rastit.
Pagesa do të transferohet në buxhetin e shtetit kroat, ndërsa emrat e personave që përfitojnë do të përfshihen si pjesë e protokollit. Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviç, është autorizuar të firmosë marrëveshjen me Kroacinë.
Ditën e sotme një dollar amerikan, blihet për 81.4 lekë dhe shitet për 82.4 lekë. Euro, blihet me 89.3 lekë…
Sot, 114 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën Pavarësinë e Shtetit Shqiptar. Kuvendi Kombëtar i…
Sot në Shqipëri kujtohet Dita e Pavarësisë. Dita, kur Shqipëria u vetëshpall e pavarur, në Vlorë, më 28 nëntor të…
Në Ditën e Pavarësisë, studentë, qytetarë dhe shqiptarë nga brenda dhe jashtë vendit pritet të mblidhen sot në Tiranë në…
Ditën e sotme priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun e Vlorës, ndërsa në qarqet Berat, Korçë dhe…
Gjendja në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut është alarmante, ndërsa dyshimet serioze për marrjen e paligjshme të diplomave…