Categories: kosovë

Malaria në Kosovë, infektologu këshillon qytetarët para udhëtimeve në zonat endemike

Më 1 gusht, një paciente me shtetësi të huaj është shtruar në QKUK në gjendje të rënduar shëndetësore.

Të lidhura

None found

QKUK-ja njoftoi se ajo u dërgua në Klinikën Infektive, ku u bë e ditur se së fundmi kishte vizituar vende në të cilat malaria është endemike.

Pas kryerjes së analizave, te pacientja u vërtetua diagnoza e malaries.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, infektologu Gramoz Bunjaku u përcolli disa rekomandime qytetarëve që planifikojnë të udhëtojnë drejt vendeve endemike për malarie.

Postimi i plotë:

1. Përgatitjet për të udhëtuar në një vend ku është e pranishme malaria duhet të nisin me një vizitë te specialisti i sëmundjeve infektive dhe jo në aeroport.

2. Udhëtimi nuk duhet të ndërmerret pa profilaksën përkatëse, pasi malaria mund të kthehet brenda pak orësh në një urgjencë që rrezikon jetën.

3. Artesunate intravenoz, që përbën terapinë e linjës së parë për rastet e rënda të malaries, mund të mos gjendet gjithmonë menjëherë në Kosovë. Për këtë arsye, përpara kthimit nga një zonë endemike, duhet të kërkoni këshillën e specialistit të sëmundjeve infektive për të përcaktuar mënyrën e duhur të veprimit dhe, nëse rekomandohet, të siguroni terapinë e nevojshme.

4. Mënyra më e mirë e trajtimit mbetet parandalimi. Konsultimi përpara nisjes mund t’ju shpëtojë jetën.

5. Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tregojnë se, gjatë vitit 2025, malaria vazhdonte të ishte endemike në 83 vende dhe territore.

të fundit

Murati seeks an explanation from SPAK over the lack of a request to arrest Balluku

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

17 minutes ago

Papin kritikon Mbappen: Prezantimi në media i dëmtoi ëndrrën për Topin e Artë

Ish-fituesi i Topit të Artë, Jean-Pierre Papin, ka kritikuar Kylian Mbappen për mënyrën se si u prezantua në media gjatë…

44 minutes ago

Murati kërkon shpjegime nga SPAK për mungesën e një kërkese për arrestimin e Ballukut

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

59 minutes ago

Klodiana Lala: Refusing a second SPAK request for Balluku would raise suspicions about Rama

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…

1 hour ago

Charles honors the four marines killed when the HMBS Flamingo sank in the Bahamas

Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…

1 hour ago

€122 million more for wages and pensions in the 2026 budget

Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës,…

1 hour ago