Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar me tone të forta pasi dy kryetarë degësh të partisë në Pejë dhe Lipjan kërkuan publikisht dorëheqjen e tij, duke vlerësuar se kjo është bërë në mënyrë të parregullt dhe jashtë rrugëve të duhura brenda partisë.
Abdixhiku tha se e ka befasuar fakti që, sipas tij, “sugjerimet dhe kërkesat e koordinuara” për largimin e tij janë dhënë përmes mediave, ndërsa shtoi se, duke pasur parasysh bashkëpunimin e gjatë mes tyre, kjo çështje do të duhej të shtrohej “ballë për ballë”.
None found
Ai pranoi se rezultati zgjedhor në Pejë dhe Lipjan nuk ka qenë i kënaqshëm, por argumentoi se rënia e LDK-së në këto komuna, ku partia ka qenë në qeverisje, lidhet, sipas tij, me “sabotim të brendshëm” dhe me projekte që nuk kanë të bëjnë me identitetin e LDK-së.
Më poshtë është reagimi i tij i plotë:
Si nuk u ngopën kurrë?!
I falënderoj dy Kryetarët e Degëve, të Pejës dhe Lipjanit, për sugjerimet dhe kërkesat e koordinuara të dhëna nëpër media për dorëheqjen time. Më e drejtë do të kishte qenë që këtë ta thoshin drejtpërdrejt. Në fund të fundit, kemi bashkëpunuar gjatë.
E pranoj se rezultati në këto dy degë nuk është i mirë. Fakti që në komuna ku qeverisim dolëm të tretët, sipas meje, dëshmon vetëm shkallën e një sabotimi të thellë dhe të një projekti që nuk i përket LDK-së.
Temën e dorëheqjes sime e kam trajtuar në Kuvendin e 31 janarit, edhe në praninë e këtyre dy kryetarëve. Për mua, anëtarësia ka folur qartë. Por për paraqitjen e dobët në këto dy degë, për rezultatin më të ulët ndër vite, pres dorëheqje morale nga dy kryetarët në fjalë. I pranoj menjëherë.
Anëtarësinë e gjerë të LDK-së e siguroj se nuk do të lejojmë që projektet për ndarjen e LDK-së, të shtyra nga sabotues të qëllimshëm, të marrin formë. Ato dështuan më 31 janar, dështuan në zgjedhje dhe do të dështojnë edhe tani. Që prej asaj kohe, pavarësisht pengesave dhe dyshimeve, ne megjithatë u rritëm në një kohë aq të shkurtë. Sot, në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim, nuk do të lejojmë që vullneti i shumicës dërrmuese të LDK-së të deformohet në projekte që synojnë ndarjen dhe më pas shuarjen e LDK-së.
LDK, në fund të fundit, nuk është një konfederatë interesash lokale. Nuk është as platformë për karriera individuale. LDK mbetet një parti nacionale. E vetja. E askujt tjetër, sidomos jo e ndonjë partie tjetër.
I bëj thirrje shumicës së anëtarësisë që në këto kohë të trazuara të ruajë qetësinë. Çdo sfidë do ta kalojmë, siç kemi ditur gjithmonë.
Kam vetëm keqardhje që në çastet më të rëndësishme për LDK-në dhe vendin, dëmtimi ynë nga brenda vazhdon të mbetet synim. Si nuk u ngopën kurrë?!
Ish-fituesi i Topit të Artë, Jean-Pierre Papin, ka kritikuar Kylian Mbappen për mënyrën se si u prezantua në media gjatë…
Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…
Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…
Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës,…
Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim për Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në…