kosovë

Lumir Abdixhiku i kërkon Kuvendit të LDK-së të shqyrtojë dorëheqjen e tij: Çfarëdo vendimi që merrni, unë do ta respektoj me qetësi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ia ka ofruar Kuvendit të partisë dorëheqjen e tij dhe i ka kërkuar ta shqyrtojë atë në punimet që po zhvillon ai të shtunën.

“Çfarë dëshironi të bëni me mua si kryetar, dhe të ardhmen e kësaj partie? Çfarëdo vendimi që merrni unë do ta respektoj me qetësi”, u ka thënë ai delegatëve të partisë.

Abdixhiku e ka thirrur Kuvendin pas rezultatit të shënuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Në këtë proces zgjedhor, LDK-ja fitoi 13.24 për qind të votave – rezultati i dytë më i keq qysh prej pasluftës.

“Rezultati që na solli këtu nuk erdhi nga një gabim i vetëm, dhe as nga një natë e vetme dhe as nga një vendim i vetëm. Ai erdhi ngadalë, si grumbullim, si peshë që rëndohet çdo ditë derisa një ditë e kupton se nuk mban më”, ka thënë Abdixhiku në nisje të punimeve të Kuvendit.

Disa figura partiake kanë kërkuar dorëheqjen e tij të parevokueshme.

Në mesin e tyre është Hykmete Bajrami, e cila ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së partisë dhe e ka kërkuar të njëjtën edhe nga Abdixhiku.

“Unë kam zgjedhur të dalë para jush, jo sepse e kam të lehtë, por sepse e ndjej të domosdoshme, sepse kam besuar gjithmonë se njeriu nuk matet kur gjithçka shkon mirë, por kur duhet të flasë edhe atëherë kur fjala i dridhet”, ka thënë mes tjerash Abdixhiku gjatë fjalimit.

Ai ka thënë më herët gjatë së shtunës se Kuvendi është organi më i lartë i partisë dhe rrjedhimisht ai vendos për gjithçka.

“I siguroj të gjithë anëtarët LDK-së që nga ky debat do të dalim edhe më të unifikuar, edhe më të fortë, e më të gatshëm për të ardhmen më të mirë që na pret përpara. Me shumicë votash e përcaktojmë fatin tonë politik”.

Sipas agjendës së publikuar nga partia, pas fjalimit të Abdixhikut, Kuvendi do t’i zhvillojë diskutimet me dyer të mbyllura.

Anëtari i kësaj partie, Avdullah Hoti e ka shpallur ditë më parë kandidaturën për kryetar të partisë, ndonëse disa figura kanë thënë se të shtunën do të diskutohet vetëm për performancën e Abdixhikut dhe që çështja e kandidaturave për kryetarin e partisë, është proces i ndarë.

“Nuk jemi në fazë të kandidaturave të tjera. Jemi në fazë të vlerësimit të punës së kryetarit, me kërkesën e tij, do të shohim se çfarë i ofron ai Kuvendit. Nëse ofrohet dorëheqja, dorëheqja është akt vullnetar, individual, i pandikueshëm, drejtpërdrejt i zbatueshëm dhe i pakthyeshëm. Nëse kërkon votëbesim atëherë është çështje e votimit, e cila duhet të bëhet si votim bazuar në statutin e LDK-së, votim i fshehtë me kuti dhe ecim tutje. Secili rezultat do të jetë i respektueshëm nga ana jonë”, ka thënë Arben Gashi.

Lidhja Demokratike e Kosovës është një nga partitë më të vjetra në Kosovë, e themeluar në vitin 1989 nga Ibrahim Rugova. Ajo ka luajtur rol kyç në periudhën e rezistencës paqësore dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike të vendit./REL

të fundit

Skandali “Balluku” dhe aferat korruptive, “Shqipëria Bëhet” e Lapajt protestë kombëtare para Kryeministrisë, qytetarët mblidhen në bulevard

Lëvizja Shqipëria Bëhet protestoi sot në tubimin e saj të katërt radhazi para kryeministrisë, ku kërkon dorëheqjen e qeverisë pas…

51 seconds ago

E trishtë/ Bota e artit në zi, ndahet nga jeta aktori shqiptar, babai i këngëtarit të njohur

Një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e artit në vendin tonë, teksa raportohet se ka ndërruar jetë në…

26 minutes ago

Pas divorcit, Françeska Murati thumbon ish-partnerin: Nuk ka për të gjetur kurrë më mirë se unë

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Franceska Murati prej kohësh është përfolur për fundin e martesës së saj. Edhe pse nuk…

53 minutes ago

Izraeli sulmon sërish Gazën, raportohet për 31 të vdekur

Të paktën 31 persona janë vrarë pas një valke sulmesh ajrore izraelite në të gjithë rripin e Gazës këtë të…

1 hour ago

U plagos rëndë me armë pas sherrit për një vajzë, vdes në spital pas katër ditësh 45-vjeçari Denis Çumani

Ka ndërruar jetë Denis Çumani, 45-vjeçari nga Shijaku, i cili mbrëmjen e së martës, 27 janar, u plagos me armë…

2 hours ago

Bënë për spital dhe i dëmtuan automjetin çiftit 55-vjeçar, Policia nis hetimet për 3 durrsakët

Prokuroria e Durrësit ka nisur procedimin penal ndaj një 44-vjeçari i cili në bashkëpunim me 2 persona të tjerë kanë…

2 hours ago