Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, deklaroi se emri i Justina Shiroka-Pulës është shqyrtuar në Partinë Demokratike të Kosovës prej rreth tre muajsh si një prej emrave të mundshëm për postin e presidentes së Kosovës.
None found
Duke folur në emisionin “Debat Plus”, Lladrovci e cilësoi Shiroka-Pulën si një kandidate të përshtatshme dhe tha se propozimi për të është i qëlluar. Ai u bëri thirrje deputetëve që ta votojnë.
“Justina Pula është një zonjë e jashtëzakonshme, e cila e pranon pozitën e presidentes. Ajo është një kandidate që mund të vijë nga PDK-ja. Emri i saj është diskutuar në PDK prej tre muajsh dhe jam i bindur se propozimi është i qëlluar dhe i jashtëzakonshëm”, u shpreh Lladrovci.
Ai shtoi se kandidatura duhet të jetë e pranueshme për të gjithë, ndërsa sqaroi se nuk e di nëse emri i saj është diskutuar në Kryesinë e PDK-së, pasi nuk është pjesë e këtij organi. Megjithatë, Lladrovci tha se në PDK emri i Shiroka-Pulës është përmendur dhe është shqyrtuar si mundësi për propozim, duke apeluar te të gjithë deputetët që ta votojnë.
Protesta pranë institucioneve shtetërore në Prishtinë ka vazhduar edhe në orët e mbrëmjes, ndërsa Policia e Kosovës ka bërë thirrje…
Elseid HysajPas përfundimit të ndeshjes Shqipëri – San Marino, e përfunduar 2–1 për kuqezinjtë, e vlefshme për Ligën e Kombeve,…
Kuvendi i Kosovës pritet të nisë së shpejti seancën në të cilën do të trajtohen dy prej çështjeve më të…
Artisti Robert Aliaj, i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat që…
Berat GjimshitiPas përfundimit të ndeshjes Shqipëri – San Marino, e përfunduar 2–1 për kuqezinjtë, e vlefshme për Ligën e Kombeve,…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se çështjet që lidhen me formimin e institucioneve dhe…