kosovë

Lista Serbe reagon ndaj bojkotimit të referendumit në veri: Serbët po i frikëson Kurti dhe njësitë e tij ilegale parapolicore

Lista Serbe ka reaguar pas përfundimet të procesit të votimit në veri, për shkarkimin ose jo të kryetarëve aktualë.

Përmes një postimi në Facebook, Lista Serbe e ka quajtur farsë votimin, për të cilin ka deklaruar se është organizuar nga “regjimi i Albin Kurtit”.

Lista Serbe ka deklaruar se “dita e sotme tregoi një shkallë të lartë të unitetit të popullit serb, i cili qëndroi konsistent ndaj vetvetes, por edhe dëshmoi se nuk është Lista Serbe dhe Serbia që po i frikësojnë serbët, por Kurti dhe njësitë e tij ilegale parapolicore, gjë që rezultoi në rrugë të zbrazëta të veriut”.

Sipas kësaj partie, e diela ka treguar disa gjëra që duhet të merren parasysh në periudhën e ardhshme, në radhë të parë nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare.

“E para është se Lista Serbe kishte thellësisht të drejtë kur i bëri thirrje popullit serb që të mos merrte pjesë në këtë lojë të Kurtit sepse ishte krijuar që në fillim me synimin për të dështuar”, thuhet në reagim.

LS-ja ka thënë se ishin të gatshëm të merrnin pjesë në këtë proces por, sipas tyre, nuk donin të luanin “lojën e drejtuar nga Kurti” nga e cila, pretendohet se nuk planifikohej largimi i kryetarëve aktualë.

të fundit

Bianca Censori rikthehet në qendër të vëmendjes me një veshje transparente

Bianca Censori ka rikthyer vëmendjen e mediave dhe ndjekësve me një set të ri fotografik, ku shfaqet me një veshje…

2 minutes ago

Shërbimet sekrete më të fuqishme në botë, klasifikimi i hartuar nga 60 ekspertë

Media franceze ka publikuar një renditje të agjencive të inteligjencës në Evropë, ku në vendin e parë është renditur MI6…

16 minutes ago

Erion Braçe kundër shkrirjes së Poliçanit, Divjakës dhe Libohovës: Reforma Territoriale duhet të jetë më e madhe, është koha të dëgjojmë njerëzit

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar pas propozimit të PS për reformën e re territoriale, ku parashikohet shkrirja…

17 minutes ago

‘La Fabrica’ mbush arkat e Real Madridit, të ardhurat tejkalojnë investimet në transferime

Real Madridi ka përfituar jashtëzakonisht shumë nga akademia e klubit e njohur si ‘La Fabrica’. Ndërsa ka një debat në…

22 minutes ago

Dita e 62-të e protestës në Zvërnec, sinjale për një etapë të re politike në Shqipëri?

Protesta qytetare në Zvërnec ka hyrë në ditën e 62-të, duke u shndërruar nga një kundërshtim ndaj projektit turistik në…

24 minutes ago

LSDM Accuses Mickoski of Isolating the Country: He Tours Brussels While Macedonia Remains Outside the EU

LSDM kritikoi kryeministrin Hristijan Mickoski në një deklaratë këtë mëngjes për udhëtimin e tij të paralajmëruar në Belgjikë."Hristijan Mickoski do…

24 minutes ago