kosovë

Lista Serbe dhe Rashiç përplasen për një mandat

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Elek, e akuzoi liderin e partisë Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiç, se një ulëse në Kuvendin e Kosovës e ka fituar falë mbi 2.000 votave të shqiptarëve.

Ellez theksoi se popullariteti i Rashiçit është rritur te votuesit shqiptarë që nga zgjedhjet e rregullta parlamentare të shkurtit të vitit të kaluar dhe shtroi pyetjen: “A është e mundur që serbët të përfaqësohen nga një njeri për të cilin votojnë shqiptarët?”.

Të lidhura

None found

Rashiç ka qenë në dy mandate ministër për Komunitete dhe Kthim në ekzekutivin kosovar të udhëhequr nga Albin Kurti.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, sipas rezultateve paraprake, Lista Serbe ka fituar 43.071 vota, ndërsa partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë ka marrë 5.285 vota. Bazuar në llogaritjen e votave të rregullta, Lista Serbe pritet të ketë nëntë nga dhjetë ulëset e rezervuara për komunitetin serb, ndërkaq partia e Rashiçit pritet të ketë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

“Rezultat katastrofal në mjediset serbe, ai nuk arriti të marrë as 3.000 vota në mjediset serbe, fitoi vetëm 2.795 vota. Prandaj u kujdesën miqtë e tij, Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij, dhe ai mori 2.257 vota në mjediset shqiptare”, tha Ellek.

Nga ana tjetër, Rashiç, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, i hodhi poshtë këto akuza, duke argumentuar se shumicën e votave të fituara i ka marrë nga komuniteti serb, por se besimin ia kanë dhënë edhe komunitete të tjera pakicë, pasi për dy mandate ka qenë ministër për Komunitete dhe Kthim.

“Baza jonë janë votat serbe. Vazhdimësia e rritjes që kemi në zgjedhje është e dukshme, pavarësisht presioneve nga Lista Serbe. Në Leposaviç, kjo rritje e votave është veçanërisht e dukshme. Në dhjetor të vitit 2025 kishim rreth 830 vota, ndërsa tani kemi rreth 1.200, që do të thotë se popullariteti ynë është rritur për rreth 40 për qind”, tha Rashiç për Radion Evropa e Lirë.

Ai pretendoi se nuk ka marrë vota nga shqiptarët, por se gjithmonë merr vota nga komunitete të tjera pakicë, si rezultat i pozitës së tij si ministër për Komunitete dhe Kthim gjatë tre vjetëve e gjysmë të fundit.

Duke mbështetur pretendimet e tij, kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, tha se Rashiq ka marrë vota në Prizren, Drenas, Gjakovë, Podujevë, Suharekë, Malishevë, Han të Elezit dhe Mitrovicë të Jugut qytete në të cilat, sipas tij, nuk jetojnë pjesëtarë të komunitetit serb.

Ellek tha se i janë drejtuar bashkësisë ndërkombëtare me kërkesën që të merren parasysh votat e komunitetit serb dhe përsëriti pretendimin se Lista Serbe është “vjedhur”, si dhe se në këtë rast bëhet fjalë për “inxhiniering politik”.

Pas zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit 2025, gjithashtu u ngrit çështja nëse vendet e rezervuara për komunitetet pakicë në Kuvendin e Kosovës janë një mbrojtje kushtetuese e përfaqësimit politik apo një instrument i inxhinieringut politik.

Në atë kohë, Emilija Rexhepi, kryetare e Partisë së Re Demokratike ,që përfaqëson komunitetin boshnjak, e akuzoi liderin e partisë serbe Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiç, për “manipulim të votave”, pasi ai kishte marrë rreth 200 vota në fshatra të komunës së Prizrenit ku nuk jetojnë pjesëtarë të komunitetit serb.

Lidhur me këtë çështje, ajo iu ankua edhe Gjykatës Supreme të Kosovës, e cila ia hodhi poshtë ankesën me arsyetimin se nuk mund të përcaktojë se kush ka votuar për kë dhe se secili ka të drejtë të votojë për këdo që dëshiron.

Në Kuvendin e Kosovës me 120 karrige, 20 prej tyre janë të rezervuara për komunitetet joshumicë: dhjetë për komunitetin serb dhe dhjetë për komunitetet e tjera që jetojnë në Kosovë./REL

të fundit

515 ushtarë të rinj betohen në FSK, Kurti: Mbi 1 miliard euro për investime në mbrojtje

Kryeministri Albin Kurti e cilësoi gjeneratën e re si më të madhen deri më tani, duke theksuar se Qeveria synon…

8 minutes ago

Ministria e Shëndetësisë publikon ecurinë e plotë mjekësore të pacientes me kancer që humbi jetën

Durim Elshani, këshilltar për media i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka sqaruar rrethanat e trajtimit të pacientes me kancer,…

8 minutes ago

Ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçare Ryu Murakami, shkrimtari japonez fitues i çmimit Akutagawa

Shkrimtari dhe regjisori japonez Ryu Murakami ka vdekur në moshën 74-vjeçare, duke lënë pas një vepër letrare që sfidoi normat…

12 minutes ago

One person detained for 48 hours in “One-million case” investigation

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se është ndaluar një person për 48 orë, në kuadër të hetimeve…

18 minutes ago

Bayern Munich konfirmon shtrimin në spital të Vincent Kompanyt pas rrëzimit në stërvitje

Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, është dërguar në spital pasi është rrëzuar pas një seance stërvitore, kanë raportuar mediat…

18 minutes ago

Restoration of fulling mill and grain mill in Bellobrad, Dragash, completed

Ka përfunduar restaurimi i Valanicës dhe Mullirit në fshatin Bellobrad të Dragashit, ka njoftuar ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci. “Dy…

19 minutes ago