Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, deklaroi se aktgjykimi i Gjykatës Speciale në Hagë ka forcuar te qytetarët e Kosovës ndjenjën e krenarisë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe rolin e saj në çlirimin e vendit.
None found
Gjatë protestës së sotme “Jo në emrin tim”, Limaj tha se vendimi ka nxjerrë në pah atë që, sipas tij, ka qenë gjithmonë e qartë: UÇK-ja është pjesë e identitetit kombëtar dhe e lirisë së Kosovës.
Ai u shpreh se situata e krijuar pas vendimit të Hagës ka dëshmuar lidhjen e fortë të popullit me UÇK-në. Sipas Limajt, kjo është reflektuar edhe te djemtë dhe vajzat që ndihen krenarë për baballarët e tyre, pasi kontributi i tyre solli lirinë, shtetin dhe gjithçka që gëzohet sot.
Limaj theksoi se aktgjykimi nuk duhet parë vetëm në këndvështrimin e individëve që po gjykohen, pasi ai, sipas tij, lidhet me një përpjekje për të fshirë dhe rishkruar historinë e Kosovës.
“Ky aktgjykim nuk ka të bëjë vetëm me individin. Ai synon të fshijë një histori dhe të shkruajë një tjetër. Shteti dhe populli i Kosovës nuk do të lejojnë që historia t’u rishkruhet”, deklaroi ai.
nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…
Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…
Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…