Categories: kosovë

Liburn Aliu njofton për përfundimin e hetimeve të Prokurorisë Speciale ndaj tij

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, bëri të ditur se Prokuroria Speciale ka marrë vendim për pushimin e hetimeve ndaj tij, të cilat kishin nisur rreth dy vite më parë.

Sipas Aliut, gjatë procedurës janë verifikuar edhe pasuria e tij dhe ajo e familjes, si dhe të hyrat e krijuara ndër vite. Ai theksoi se këto të ardhura dhe pasuri ishin deklaruar rregullisht që nga fillimi i vitit 2011 dhe në vazhdimësi deri më sot, edhe pas marrjes së detyrës së re.

Të lidhura

None found

Aliu deklaroi se gjatë gjithë kësaj kohe është përballur me akuza, shpifje dhe fyerje të rënda, të drejtuara ndaj tij, familjes së tij dhe idealit kombëtar që, siç tha, është përpjekur ta jetojë me modesti.

Megjithatë, ai zgjodhi të mos reagojë ndaj sulmeve dhe e priti me qetësi zhvillimin e hetimeve, duke thënë se ishte i gatshëm të përballej me të vërtetën.

Në një njoftim drejtuar qytetarëve, ish-deputeti tha se vendimin për pushimin e hetimeve e kishte marrë nga avokati i tij. Vendimi, sipas tij, është marrë më 11 shtator dhe i është komunikuar në mëngjesin e së premtes, më 2 tetor.

Ai shtoi se çështja ishte shoqëruar gjatë dy viteve me spekulime të shumta mediatike dhe se, pavarësisht përfundimit të saj, mund të vijojë të jetë objekt i sulmeve dhe shpifjeve.

Aliu tha se në një kohë kur lajmet e rreme përhapen lehtësisht, mbetet i gatshëm të përballet me të vërtetën. Në fund, ai falënderoi të gjithë ata që i kishin besuar.

të fundit

Ukrainë, mbi 15 mijë civilë të vrarë ose të plagosur në 2026/ OKB: Viktimat u rritën me 55%

Shifra tronditëse raporton Organizata e Kombeve të Bashkuara për humbjet në Ukrainë gjatë vitit 2026 për shkak të luftës. [...]Read…

5 minutes ago

Serbia synon mbështetjen e Trumpit dhe përgatit miliona për lobim në SHBA pas deklaratës së Putinit për Vuçiqin

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, më një postim në rrjetin social “X” ka publikuar një shkrim të Mark Gojcaj.…

13 minutes ago

Kapen 50 mijë euro të padeklaruara në Merdare, paratë ishin në bagazhin e shoferit të autobusit

Zyrtarët e Sektorit Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me zyrtarët doganorë dhe policorë në Pikën e Kalimit Kufitar…

13 minutes ago

Tabaku: Çmimet e larta nuk ulen me “polic digjital”, por duke ndryshuar politikat, qeveria nuk ka ndërmend të ndihmojë fermerin, por KAYO-n

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, bën fajtore qeverinë për çmimet e larta në Shqipëri, duke deklaruar se politikat ekonomike…

19 minutes ago

Gjykata Penale e Shkupit funksionon me mungesë të konsiderueshme të stafit teknik

Gjykata Themelore Penale në Shkup përballet me mungesë të madhe të stafit.Nga 628 vende pune të parashikuara, janë të plotësuara…

31 minutes ago

Aksidentoi për vdekje të moshuarën që po ecte në këmbë, policia vë në pranga 20-vjeçarin

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje ka ndodhur në kryeqytet, ku një 20-vjeçar ka përplasur me motomjet një…

35 minutes ago