Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se kryetari i saj ka vendosur të thërrasë Kuvend të Jashtëzakonshëm, pasi u plotësua kushti statutor që kërkon mbështetjen me nënshkrim të së paku një të tretës së delegatëve.
None found
Seanca do të zhvillohet të enjten, më 30 korrik.
Pak orë më pas, Lumir Abdixhiku, kreu i LDK-së, u shpreh në Facebook duke e quajtur këtë mbledhje “të panevojshme, të pakohë dhe të pavend”. Ai pranoi megjithatë se, pavarësisht bindjes se procesi është “i dëmshëm dhe përçarës”, e thirri kuvendin në shenjë respekti për demokracinë. “Si të tillë, më duhet ta pranoj. Edhe kur nuk më duket e drejtë. Unë e respektoj demokracinë, sepse e besoj. Prandaj ballafaqohem. Pres të sillen njëjtë edhe të tjerët pas të enjtes, kur LDK flet përsëri,” shkroi ai.
Anëtari i LDK-së Bajram Gecaj beson se ky Kuvend i Jashtëzakonshëm do të sjellë një kthesë dhe energji të re për partinë. Në një prononcim për “Bota sot”, ai theksoi se megjithëse mund të ketë pakënaqësi, nuk sheh rrezik përçarjeje dhe pret që të hapet një etapë e re si për LDK-në ashtu edhe për vendin.
Duke e cilësuar LDK-në si partinë e vetme serioze në Kosovë me kulturë demokratike, Gecaj vuri në dukje se ajo e ka zgjidhur edhe më parë, ndonëse me vështirësi, çështjen e ndërrimit të lidershipit, duke pasuar presidentin historik Ibrahim Rugova me tre udhëheqës. Ai ftoi për reflektim, ndryshim dhe ecje përpara, duke theksuar nevojën për strategji të re, energji dhe besnikëri ndaj vlerave të kultivuara gjatë 37 viteve. Sipas tij, pakënaqësitë nuk do të shndërrohen në thyerje, sepse partia ka nevojë për të gjithë dhe për ata që dëshirojnë t’i bashkohen. Gecaj përfundoi se nga ky kuvend pret nisjen e një kapitulli të ri për LDK-në dhe Kosovën.
Ndërkohë, veprimtari Saim Tahiraj e konsideron 30 korrikun si ditën më sfiduese për subjektin politik që nga përfundimi i luftës. Për “Bota sot”, ai vlerësoi se në parim ky proces duhet të jetë normal dhe statutor, por tensionet mes dy grupeve mund të pengojnë arritjen e një rezultati të pritur nga anëtarësia dhe elektorati.
Tahiraj shpjegoi se në një demokraci funksionale, fituesi duhej pranuar dhe përgëzuar nga të gjithë, për të vijuar me reforma të thella që do ta nxirrnin LDK-në të bashkuar dhe fuqishme në zgjedhjet e ardhshme. Megjithatë, ai shtoi se për momentin optimizmi është i kufizuar, sepse të dy kampet janë ngurtësuar në qëndrime të forta dhe pa ulur tensionet ekziston rreziku që mbledhja të mos japë rezultatin e pritur. Ai u kërkoi figurave autoritare brenda LDK-së të punojnë për qetësi, dialog dhe unitet demokratik, duke theksuar se partia duhet të dalë e bashkuar për të forcuar pozitën si alternativë serioze.
Ai sugjeroi gjithashtu konsultime të gjera për të gjetur një figurë konsensuale që gëzon besim dhe përfaqëson vlerat e LDK-së. Sipas tij, nuk duhen bërë eksperimente me njerëz që nuk janë rritur politikisht brenda partisë ose që sapo i janë bashkuar. Figura unifikuese, përfundoi Tahiraj, duhet të dalë nga brendia e LDK-së, sepse çdo alternativë tjetër eksperimentale rrezikon pakënaqësi të mëtejshme, përçarje dhe dobësim të partisë.
Prishtinë- Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Sami Lushtakut, Ismet Haxhës, Rrustem Rrukollit, Fatmir Mjakut, Rexhep Xhotës,…
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski thotë se masat e Qeverisë japin rezultate, dhe se turizmi ka shënuar rritje prej 40%…
Roberto Mancini do të rikthehet në krye të Kombëtares së Italisë, sipas burimeve të ANSA-s, pasi presidenti i Federatës Italiane…
Dy fizikanë, mes tyre fituesi i Çmimit Nobel Giorgio Parisi, kanë përdorur inteligjencën artificiale gjenerative për të zgjidhur një problem…
Një agjent i inteligjencës artificiale i zhvilluar nga OpenAI ka arritur të dalë nga një mjedis i izoluar sigurie gjatë…
Volkswagen planifikon të lançojë automjetet e saj të para në Kinë të afta për drejtim autonom të Nivelit 3 vitin…