Categories: kosovë

“Kërkuan të më shkarkojnë”, Abdixhiku thërret Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së

Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se më 30 korrik do të mbahet Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i thirrur pas kërkesës për largimin e tij nga pozita e kryetarit.

Të lidhura

None found

Në reagimin e tij publik, kreu i LDK-së deklaroi se nuk e kishte parë të nevojshëm këtë kuvend, të cilin e cilësoi të parakohshëm dhe përçarës. Megjithatë, ai tha se e ka pranuar zhvillimin e këtij procesi në emër të demokracisë.

“Kam thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së. Siç ma kërkuan, për shkarkimin tim”, shkroi ai.

Abdixhiku theksoi se, përgjatë pesë viteve të drejtimit të LDK-së, është paraqitur katër herë para anëtarësisë. Në tri prej këtyre rasteve, sipas tij, ai vetë kishte kërkuar votëbesimin e delegatëve.

Ai nënvizoi se në historinë 37-vjeçare të LDK-së kjo është hera e parë që ndaj një kryetari parashtrohet në mënyrë të njëanshme kërkesa për shkarkim.

Sipas Abdixhikut, një proces i tillë i shkakton dëm partisë dhe mund t’i thellojë edhe më tej ndarjet brenda saj. Ai vlerësoi gjithashtu se për këtë zhvillim nuk ishte zgjedhur as koha, as vendi dhe as mënyra e përshtatshme.

Pavarësisht këtyre qëndrimeve, kryetari i LDK-së u shpreh se në Kuvend do të paraqitet “me bindje, qetësi dhe besim të plotë” te anëtarësia dhe delegatët e partisë.

Në përmbyllje të mesazhit, Abdixhiku i ftoi delegatët të jenë të pranishëm, me vlerësimin se Kuvendi mund të kthehet në një çast vendimtar për t’i dhënë LDK-së qartësinë që i nevojitet.

“Të enjten, më 30 korrik, përcaktojmë LDK-në. Pas saj, le të përcaktojmë Republikën”, përfundoi Abdixhiku.

të fundit

Pas vrasjes së Arlindës, kishte menduar t’i jepte fund jetës” – çfarë u tha në gjykatë për Albert Sylajn

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim për Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në…

7 minutes ago

Klodiana Lala: Refuzimi i një kërkese të dytë të SPAK për Ballukun do të ngrinte dyshime për Ramën

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…

8 minutes ago

Gashi-Hamdiu: Bordi vendosi për kallëzim penal ndaj ish-drejtuesit të KOSTT-it pas incidentit me përmbajtje seksuale

Ish-anëtarja e Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it, Ajrina Gashi-Hamdiu, ka deklaruar se bordi kishte marrë vendim për ngritjen e kallëzimit…

18 minutes ago

Charles nderon në Bahamas katër marinsat e vrarë në fundosjen e HMBS Flamingo

Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…

20 minutes ago

Genoa mposht Juventusin, Zhegrova aktivizohet në pjesën e dytë

Genoa ka marrë pikët e plota në shtëpi për të shokuar Juventusin, në kuadër të xhiros së nëntë në Serie…

26 minutes ago

Çuçul: Mbi 800 lëndë të hapura për dyshime korrupsioni deri në tetor

Kryetari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Adem Çuçul, në emisionin “IMPAKT” në Tv Shenja, ka bërë të ditur…

26 minutes ago