Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj Vetëvendosjes për propozimin që KOSTT të marrë përsipër pagesën e energjisë elektrike në veri të vendit.
Në reagimin e tyre thuhet se Qeveria Kurti po ndërmerr të gjitha veprimet që i kishte kundërshtuar në të kaluarën, shkruan Indeksonline.
“Pagesa prej 11 milionë eurove do të bëhet nga KOSTT. KOSTT është aset i qytetarëve të Kosovës; prandaj e njëjta bëhet nga xhepat e qytetarëve të Kosovës. Për më tepër, brenda këtyre gjashtë muajve Qeveria Kurti do të obligohet që përmes rishikimit buxhetor të ia kthej këto mjete KOSTT-it. Pra, pavarësisht nëse sot paguan KOSTT e pas gjashtë muajsh paguan Qeveria, paratë dalin nga pasuria e qytetarëve të Kosovës“, thuhet në reagim.
Postimi i plotë:
Reagim i LDK-së ndaj propozimit mbi pagesën e energjisë elektrike në veri të vendit
Propozimi i sotëm i deputetëve të Vetëvendosjes në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti që KOSTT të mbulojë shpenzimet e energjisë elektrike për konsumatorët në veri të vendit tregon qartë që Qeveria Kurti po ndërmerr të gjitha veprimet që i kishte kundërshtuar në të kaluarën.
Lëvizja Vetëvendosje, sa ishte parti opozitare, për disa vite rresht e me plot ngulm kishte kundërshtuar një veprim të tillë. Madje, në kohën tonë të përbashkët opozitare, kishim bashkëorganizuar interpelancë ndaj qeverisë së PAN-it; e cila kishte nisur këtë praktikë.
Tani që është në pushtet, veprimet kundërshtuese – të opozitës së dikurshme tani me pushtet absolut – duket se janë tjetërsuar në tërësi. Sërish, edhe një herë e për të satën herë në këtë fillim, premtimet e kauzat opozitare të tyre dalin të jenë mashtrim.
Pagesa prej 11 milionë eurove do të bëhet nga KOSTT. KOSTT është aset i qytetarëve të Kosovës; prandaj e njëjta bëhet nga xhepat e qytetarëve të Kosovës. Për më tepër, brenda këtyre gjashtë muajve Qeveria Kurti do të obligohet që përmes rishikimit buxhetor të ia kthej këto mjete KOSTT-it. Pra, pavarësisht nëse sot paguan KOSTT e pas gjashtë muajsh paguan Qeveria, paratë dalin nga pasuria e qytetarëve të Kosovës.
Ky vazhdim pagese tregon poashtu se Qeveria nuk ka plan të qartë për dalje nga kjo situatë. Deklarata e shumicës se Qeveria dorëzohet para ligjshmërisë në Veri e frika e kthimit të “policëve në arkivol” është sa skandaloze aq edhe dorëzuese; mbi të gjitha është deklaratë ofenduese për të gjitha forcat në detyrë.
Lidhja Demokratike e Kosovës do të vëzhgojë nga afër zotimet e deputetëve të Vetëvendosjes se brenda gjashtë muajsh Qeveria Kurti do të shtrijë autoritetin dhe kontrollin në katër komunat veriore duke siguruar që qytetarët atje do të paguajnë faturat e tyre të energjisë.
LDK poashtu përkujton të gjithë qytetarët e Kosovës se pavarësia energjetike e Kosovës është mbyllur tashmë dhe se qeveria e re duhet me profesionalizëm të mirëmbaj këtë pavarësi.
Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
Lidhja Demokratike e Kosovës
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka dhënë miratimin paraprak për licencimin e “JET Bank”, një institucion financiar që synon…
Dashi Për te dashuruarit priten kontradikta te mëdha. Nuk do merreni vesh për asnjë me atë qe keni ne krah.…
Armela Hyseni është banorja më e re në Big Brother VIP 5. Ajo ka lindur në Tiranë dhe fëmijeria e…
Daily Mail i ka kushtuar vëmendje protestave të opozitës në Shqipëri, duke publikuar edhe një video që tregon edhe plasjet…
Sezoni i pestë i "Big Brother VIP Albania" solli diçka ndryshe në historinë e formatit në Shqipëri. Për herë të…
Ritmi i daljes së shqiptarëve jashtë ka qenë më i lartë se ai i hyrjes ë të huajve në vend…