kosovë

LDK denoncon partinë e Albin Kurtit dhe gjithë ish-ministrat e Qeverisë, akuza për keqpërdorim të pozitës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar pranë Prokurorisë Speciale të Republikës disa kallëzime penale, që akuzojnë partinë e Albin Kurtit, Lëvizjen Vetëvendosje.

Në këtë akuzë përfshihen dhe të gjithë ish-ministrat e Qeverisë së kaluar të cilët janë zgjedhur deputetë, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, në kundërshtim me Ligjin për Qeverinë.

Të lidhura

None found

Gjithashtu, këto kallëzime penale u dorëzuan nga deputetët Hykmete Bajrami dhe Doarsa Kica-Xhelili.

“Pas certifikimit të tyre si deputetë më 27 mars, këta zyrtarë kanë vazhduar të ushtrojnë funksione ekzekutive, duke marrë vendime të një natyre që ndalohet qartësisht nga neni 26 i Ligjit për Qeverinë, i cili kërkon dorëheqje të detyrueshme nga pozita qeveritare në rast të certifikimit si deputet.

Duke mos u larguar nga funksionet ekzekutive dhe duke vazhduar të përdorin burimet institucionale të shtetit, të dyshuarit kanë vepruar në kundërshtim me ligjin dhe kanë prodhuar pasoja konkrete institucionale, financiare dhe juridike.

Këto veprime përbëjnë shkelje të rëndë të parimeve të shtetit të së drejtës dhe konsumojnë elementet e veprës penale të nenit 414 të Kodit Penal të Kosovës, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftim.

Tags: kurtildk

të fundit

Quni për dënimin e katër ish-pjesëtarëve të UÇK-së: Do ta pranoj nëse krimet vërtetohen në shkallën e fundit

Anton Quni ka thënë se që nga arrestimi i ish- pjesëtarëve të UÇK-së ka zgjedhur të mos prononcohet për këtë…

2 minutes ago

Three-story building collapses in Brooklyn: one dead, two seriously injured and one person trapped

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë pas shembjes së një ndërtese trekatëshe në Brooklyn…

6 hours ago

Shembet një godinë trekatëshe në Brooklyn: një viktimë, dy të plagosur rëndë dhe një person i bllokuar

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë pas shembjes së një ndërtese trekatëshe në Brooklyn…

7 hours ago

Assembly to convene tomorrow, with interpellation with Arben Vitia and motion on energy on the agenda

Kuvendi i Kosovës do të mbajë edhe nesër më 12 nëntor, seancë plenare duke filluar nga ora 10:00. Në rend…

7 hours ago

Gunfire in Budva leaves one dead and one injured

Një person u vra dhe një tjetër u plagos nga të shtënat me armë në Budva të Malit të Zi.…

7 hours ago

NATO summit in Tirana confirmed, Minister Nufi clarifies: Albania has not requested a postponement or virtual format

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar pas artikullit të publikuar nga POLITICO, duke sqaruar deklaratën e tij lidhur me…

7 hours ago