Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit për çështjet evropiane, Daniel Lawton, ka deklaruar se Uashingtoni vazhdon të mbështesë integritetin territorial dhe interesat e Kosovës. Ai theksoi se normalizimi i raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.
None found
Gjatë dëshmisë së tij para Nënkomisionit për Evropën të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Lawton tha se ruajtja e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor është ndër prioritetet kryesore të politikës amerikane në këtë rajon.
Sipas tij, Shtetet e Bashkuara synojnë një Ballkan Perëndimor paqësor dhe prosperues, ndërsa bashkëpunimi me aktorët rajonalë po zhvillohet për forcimin e stabilitetit, zgjerimin e lidhjeve ekonomike dhe përballjen me kërcënimet ndaj SHBA-ve.
Lawton nënvizoi se Shtetet e Bashkuara vijojnë të jenë të përkushtuara ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe të Kosovës.
Ai deklaroi se SHBA-ja mbështet njohjen ndërkombëtare të Kosovës, përfshirë njohjen nga katër shtetet anëtare të NATO-s që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj. Sipas tij, kjo agjendë është dëmtuar nga zgjedhjet e përsëritura dhe vonesat në krijimin e institucioneve, ndaj liderëve kosovarë u është bërë thirrje që ta përmbyllin procesin në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Zyrtari amerikan shtoi se KFOR-i do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë për garantimin e një mjedisi të sigurt, me mbështetjen e kontributeve të Shteteve të Bashkuara.
Duke iu referuar raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, Lawton vlerësoi se ruajtja e paqes ndërmjet dy vendeve është një kusht thelbësor për stabilitetin e gjithë Ballkanit Perëndimor.
Ai tha se përparimi i rëndësishëm i arritur përmes marrëveshjes së vitit 2020 me presidentin Trump ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka mbetur në vend, për shkak të mungesës së vullnetit politik nga të dyja palët në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Lawton u bëri thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të heqin dorë nga provokimet dhe të angazhohen në bisedime pa parakushte, duke theksuar se normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve është jetik për stabilitetin rajonal.
Ndërkohë, ai bëri të ditur se SHBA-ja po bashkëpunon nga afër me aleatët e NATO-s në rajon, mes tyre Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, në funksion të objektivave të përbashkëta në fushën e sigurisë.
Lawton shpjegoi se politika amerikane në Ballkanin Perëndimor mbështetet në tri drejtime kryesore: ruajtjen e stabilitetit, zhvillimin e interesave ekonomike dhe bashkëpunimin kundër organizatave kriminale dhe rreziqeve të sigurisë.
Shtetet e Bashkuara, sipas tij, duan një Ballkan Perëndimor paqësor dhe me prosperitet, ndërsa presin që vendet e rajonit të marrin përgjegjësi më të mëdha për zgjidhjen e sfidave të tyre.
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka zyrtarizuar vendimin për të rikandiduar për një mandat të tretë në krye të Bashkisë…
Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike punonjësit e Policisë, bllokuan qarkullimin…
Kohë “Halloween” dhe protestash. Një person i maskuar si Batman është shfaqur në mes të protestave masive që kanë përfshirë…
Ulja e çmimeve është prioriteti kryesor energjetik për më shumë se gjysmën e shqiptarëve, por kjo nuk pengon mbështetjen për…
nga Irena Beqiraj Kur apartamenti bëhet më i leverdishëm se fabrika, qeveria e gjen zgjidhjen tek taksa ! Debati për…
Qytetarët e Bullgarisë votojnë këtë të diel në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në një proces të shoqëruar nga…