Categories: kosovë

Kongresi amerikan diskuton sot për sigurinë në Ballkanin Perëndimor, në fokus edhe Kosova

Zhvillimet politike dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor do të jenë sot në qendër të një seance dëgjimore në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku pritet të trajtohen edhe çështje që lidhen me Kosovën dhe komunitetet shqiptare në rajon.

Të lidhura

None found

Seanca do të nisë në orën 16:00 sipas kohës së Evropës Qendrore dhe do të mbahet nga Nënkomiteti për Evropën i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, me temën “Politika e SHBA-së dhe sfidat e sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor”.

Para ligjvënësve amerikanë do të dëshmojë Daniel J. Lawton, zëvendësndihmës sekretar i Shtetit në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit.

Organizata “Albanians for America” e ka cilësuar seancën si një mundësi të rëndësishme që çështjet që prekin shqiptarët dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor të diskutohen në nivelin e politikëbërjes amerikane.

Sipas organizatës, Kongresi amerikan gjatë periudhës së fundit ka treguar vëmendje të shtuar ndaj zhvillimeve në rajon, përfshirë situatën në Kosovë dhe çështjet që lidhen me të drejtat e shqiptarëve në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Seanca e nesërme përbën një tjetër mundësi të rëndësishme që zhvillimet që prekin shqiptarët dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor të marrin vëmendje në Kongresin amerikan”, thuhej në njoftimin e organizatës.

“Albanians for America” thekson se gjatë vitit të fundit ka punuar për forcimin e komunikimit me ligjvënësit amerikanë dhe për përfshirjen e çështjeve të Kosovës, të drejtave të shqiptarëve në rajon, sigurisë dhe integrimit euroatlantik në diskutimet mbi politikën e jashtme amerikane.

Në muajin maj, kongresmenët Keith Self dhe Suhas Subramanyam vizituan Kosovën dhe Luginën e Preshevës, ku zhvilluan takime me përfaqësues politikë dhe të komuniteteve lokale.

Në kuadër të angazhimit të tij për çështjet që lidhen me shqiptarët në Serbi, kongresmeni Keith Self ka prezantuar edhe “Projektligjin për vlerësimin e diskriminimit ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës”. Nisma synon që Qeveria amerikane të vlerësojë trajtimin e pakicave etnike në Serbi.

të fundit

Ish- zv.ministrja Irena Beqiraj: Apartamenti u bë më fitimprurës se fabrika, qeveritë e Ramës gjithmonë kanë dështuar! Në vend të një modeli tjetër ekonomik, taksojnë pasojat

nga Irena Beqiraj Kur apartamenti bëhet më i leverdishëm se fabrika, qeveria e gjen zgjidhjen tek taksa ! Debati për…

3 minutes ago

Chivu merr përgjegjësi pas disfatës në derbin ndaj Milanit

Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka pranuar se skuadra e tij nuk u paraqit me mentalitetin e duhur në derbin…

4 minutes ago

Fifth consecutive protest in Pristina calls for justice for Arlinda Zekaj

Për të pestën ditë më radhë, sërish sot do të protestohet në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e…

9 minutes ago

List of Serbian paramilitaries suspected of crimes in Kosovo

Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të…

9 minutes ago

Kosovo’s capital investments reach just 30% of the planned budget

Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…

10 minutes ago

Vučić’s defeat does not guarantee change in Serbia, Bosch says nationalism could prevail and affect Kosovo

Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…

10 minutes ago