Rilind Berisha, gjyqtar në futbollin kosovar, është ndarë nga jeta në moshën 27-vjeçare. Në Ligën e Dytë vendore ai dha kontributin e tij, ndërsa po ashtu kishte qenë edhe futbollist.
Për lajmin e trishtë, vetë presidenti Agim Ademi, ka shprehur ngushëllimet në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës.
None found
“Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Rilind Berishës
E nderuara Familje Berisha,
Të nderuar drejtues dhe staf i KF “Rilindja 1974”
Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Rilind Berisha, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Ikja e hershme nga kjo botë e një personaliteti të përkushtuar ndaj futbollit, siç ishte Rilindi, ka trishtuar të gjithë komunitetin e futbollit në Kosovë. Ju si familje duhet të gjeni forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe dhe ta kujtoni atë përherë me krenari.
Rilindi ishte një futbollist i përkushtuar, por edhe një gjyqtar premtues, i cili dha kontribut të çmuar në ndarjen e drejtësisë në Ligën e Dytë. Me disiplinën, pasionin dhe ndershmërinë e tij, ai la gjurmë të pashlyeshme dhe do të kujtohet gjithmonë si një djalosh shembullor. Në këto momente të vështira, jemi pranë jush që ta përballoni këtë humbje të madhe, jo vetëm për familjen por edhe për komunitetin e futbollit. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!
Me respekt, Agim Ademi, president i FFK-së”.
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni shpreh shqetësimin dhe pakënaqësinë e saj lidhur me procesin e formimit të organeve të…
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një personi me inicialet M.B.,…
Kryetari i Gjykatës së Pejës, Shemsedin Haxhijaj, thotë se nuk ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj gjyqtarit Migjen Kastrati, pasi sipas…
Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mallra të padeklaruara gjatë kontrollit doganor në Pikën e Kalimit Kufitar në Han…
Vespa ka prezantuar gamën e përditësuar elektrike për vitin 2027, duke sjellë motor të ri, efikasitet më të lartë, konsum…
Audi ka konfirmuar se supervetura e re Nuvolari do të jetë e disponueshme edhe në SHBA, por në një numër…