Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar për të enjten mbajtjen e seancës së rregullt plenare, e cila do të nisë në orën 10:00.
Lajmin e bëri të ditur kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas përfundimit të mbledhjes së sotme të Kryesisë. Ajo njoftoi se deputetët do të shqyrtojnë projektligjin për ndarjet buxhetore dhe projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
None found
Haxhiu vlerësoi se vënia në funksion e Byrosë përbën një hap të rëndësishëm në luftën kundër pasurisë së pajustifikueshme, ndërsa u kërkoi deputetëve ta përkrahin përmbylljen e këtij procesi.
“Pozita publike nuk mund të jetë as rrugë pasurimi, as mburojë për të fshehur pasurinë e pajustifikueshme. Zyrtari që nuk mund ta arsyetojë pasurinë me të ardhura të ligjshme, duhet të japë llogari”, shkroi ajo në Facebook.
Kryetarja e Kuvendit tha se pret mbështetjen e deputetëve për përfundimin e procedurave dhe për zbatimin konkret të ligjit.
Gjatë mbledhjes, Kryesia vendosi gjithashtu që të hapë një konkurs publik për hartimin e logos së Kuvendit.
Sipas Haxhiut, pas plotësimit të institucioneve, Kuvendi po funksionon sipas një ritmi të rregullt, ku Kryesia mblidhet çdo të hënë, ndërsa seancat plenare zhvillohen çdo të enjte.
Ajo theksoi se Qeveria ka rreth 200 projektligje në agjendë dhe se synimi është që ato të shqyrtohen me përgjegjësi dhe pa vonesa.
Në të njëjtën mbledhje është paraqitur edhe një nismë qytetare për ndryshimin e Kodit Penal. Haxhiu bëri të ditur se kjo nismë do të procedohet në përputhje me rregullat dhe procedurat e përcaktuara.
Forcat amerikane të dislokuara në Lindjen e Mesme janë të përgatitura për të nisur operacione të reja ushtarake, potencialisht në…
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka uruar Luiz Inácio Lula da Silvën për rizgjedhjen e tij si president i Brazilit, duke…
Holanda planifikon të shkurtojë rreth 20% të vendeve të punës në sektorin publik gjatë dekadës së ardhshme, në një përpjekje…
Parlamenti i Egjiptit ka miratuar të hënën mbështetjen ushtarake për Arabinë Saudite, në një vendim që mund ta përfshijë drejtpërdrejt…
Chelsea ka regjistruar një statistikë të padëshiruar në historinë e Ligës Premier, duke u bërë klubi i tretë që arrin…
Shporta mesatare e konsumit për një familje katër anëtarëshe në shtator ka kushtuar 58.117 denarë, që është për 358 denarë…