Vlora Spanca është rizgjedhur nga Kuvendi i Kosovës në detyrën e auditores së Përgjithshme të Kosovës, duke marrë një mandat të ri pesëvjeçar.
None found
Propozimi u miratua me 62 vota të deputetëve të mazhorancës, ndërsa mënyra e kandidimit të saj u kundërshtua nga deputeti i Aleancës, Burim Ramadani.
Ramadani deklaroi se emërimi i Spancës pa zhvillimin e një konkursi përbën shkelje të ligjit.
Sipas tij, dispozitat ligjore përcaktojnë se presidentja duhet ta paraqesë kandidaturën vetëm pas përfundimit të një procesi konkurrues. Ai paralajmëroi gjithashtu se do të bëjë kallëzim penal, pasi e konsideron këtë rast edhe si shkelje të detyrës zyrtare nga ana e Haxhiut.
“Problemi kryesor lidhet me kërkesën ligjore për zhvillimin e konkursit. Ligji për Auditorin e Përgjithshëm dhe ZKA-në e përcakton qartë dhe në mënyrë urdhëruese se propozimi i presidentes duhet të bëhet pas një procedure të hapur, transparente dhe konkurruese, e administruar nga një komision apolitik. Nga dokumentacioni i përcjellë në Parlament rezulton se kjo procedurë nuk është ndjekur. E verifikova edhe në faqen e Presidencës dhe nuk gjeta njoftim për konkurs. Kjo kërkesë e ligjit nuk është as opsionale dhe as këshilluese; ajo është detyruese. Për rrjedhojë, propozimi i auditorit të përgjithshëm pa konkurs përbën shkelje të pastër ligjore”, tha Ramadani.
Haxhiu u shpreh se nuk do ta tërheqë kandidaturën dhe i kërkoi Ramadanit që, nëse ka pretendime për shkelje, t’i drejtohet Prokurorisë Speciale.
“Propozimi mbetet në fuqi dhe vendimi përfundimtar i takon Kuvendit të Republikës së Kosovës. Përpara se çështja të vinte në Kuvend, do të duhej ta paraqisje kallëzimin penal në Prokurorinë Speciale. Nëse nuk e ke bërë ende, të inkurajoj ta ndërmarrësh këtë hap. Për aspektin juridik, përgjegjësinë e marr unë”, deklaroi Haxhiu.
Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama. Ish-deputeti i…
Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama. Ish-deputeti i…
Vetëm katër skuadra në pesë ligat kryesore evropiane e ruajnë ende statusin e të qenit të pamposhtura për sezonin e…
Dean KlafuriçIsh-mbrojtësi i Tiranës, Rezart Dabulla, ka bërë një analizë të skuadrës aktuale të bardhebluve nën drejtimin e Klafuriç, ndërsa…
Fitorja e BDI-së në Komunën e Brëvenicës, pas së cilës OBRM-PDUKM e quajti VLEN-in "kalë Troje", është një tregues se…
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me situatën në Policinë e Kosovës, duke kërkuar përgjegjësi nga ministri i…