Mediat serbe raportojnë se Oliver Ivanoviçi është vrarë me urdhër të Zvonko Veselinoviçit i mbështetur nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiç, të dy këta në listën e të sanksionuarve nga Departamenti amerikan i Thesarit.
Boban Bogdanoviç mik i kriminelit të vrarë Aleksandar Gligorijeviç Puki, anëtar i klanit të Veljko Belivuk, i ka thënë organizatës KRIK (Rrjeti i Raportimit të Krimit dhe Korrupsioni) në Serbi se Oliver Ivanoviqi politikani nga Mitrovica e Veriut është vrarë nga Ljubomir Lainoviq nga Novi Sadi dhe vrasja është urdhëruar nga biznesmeni Zvonko Veselinoviç, shkruan N1, përcjell Express.
None found
Bogdanoviq i ka thënë KRIK-ut se shoku i tij, Aleksandar Gligorijeviç i ka treguar atij të vërtetën për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç.
Sipas Bogdanoviçit, më 7 mars 2020 në një ndeshje sportive, Gligorijeviç i ka treguar se kush kanë qenë organizatorët dhe kush është vrasësi i Ivanoviçit.
Sipas tij, Oliver Ivanoviç është vrarë nga Ljubomir Lainoviç, i biri i njërit nga njerëzit më të rrezikshëm në Novi Sad, Branislav Lainoviç Dugi.
“Ai e ka kryer atë vrasje. Njeriu që e ka organizuar arritjen e tij në Kosovë që e ka përgatitur logjistikën e vrasjes së Ivanoviçit është Milan Radoiciç. Njeriu që e ka organizuar vrasjen është Zvonko Veselinoviq. Kjo është çfarë më ka thënë Aleksandar Gligorijeviç”, ka thënë Bogdanoviç për KRIK.
Sipas tij, për ta kryer vrasjen e Ivanoviçit janë dhënë 50 mijë euro nga Veljko Belivuk për Branislav Lainoviç.
Aleksandar Gligorijevic Puki u vra në vitin 2020 nga duart e ish-bashkëpunëtorëve të tij – ai u vra nga Belivuk dhe anëtarët e klanit në një shtëpi në Ritopek, dhe trupi i tij ishte therur dhe fjala “tradhti” i ishte gdhendur në shpinë sepse e morën vesh që ai u kthye kundër tyre, kujton KRIK.
Bogdanoviç foli gjithashtu për KRIK për lidhjet e Gligorijevic me Partinë Progresive Serbe të Aleksander Vuçiqit dhe detaje të tjera nga krimi dhe sporti.
Oliver Ivanoviç u vra në janar të vitit 2018 para zyrës së tij në Mitrovicën e Veriut.
Një tragjedi e rëndë ka goditur familjet palestineze të zhvendosura në Rripin e Gazës, ku shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet…
Kriza klimatike po kthehet në një nga kërcënimet më të mëdha për sigurinë kombëtare në mbarë botën. [...]Read More...
Ylli televiziv, Kylie Jenner, po përballet me një tjetër padi nga një ish-punonjëse e saj. Si pasojë, shkon në katër…
Senatorja amerikane Jeanne Shaheen i ka shprehur mbështetje presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, duke e cilësuar forcë stabilizuese për vendin.…
Luis Diaz i Bayern Munichut është objektivi kryesor i Paris Saint-Germainit për afatin kalimtar të janarit, sipas mediumit kolumbian Areacucuta.Pas…
“Vëlla, a e di sa miliona po merr. E prapë i duken pak”, është një nga mesazhet që një pjesëtar…