Më 6 korrik, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit, ndërsa deri në atë moment nuk priten bisedime ndërmjet subjekteve politike për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës dhe ngritjen e institucioneve.
None found
Kryeministri në detyrë dhe lideri i partisë fituese, Albin Kurti, deklaroi sot për media se aktualisht po pritet përfundimi i procesit të certifikimit të rezultateve dhe shqyrtimi i ankesave.
Ai theksoi se vetëm pas këtij hapi do të nisin diskutimet e nevojshme politike.
“Së pari duhet ta presim certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, dhe trajtimin e ankesave dhe pastaj pa humbur kohë do të kemi komunikimet dhe diskutimet e nevojshme”, ka thënë Kurti.
Nga ana tjetër, ministrja në detyrë e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, vlerëson se partinë fituese dhe partitë e tjera i presin bisedime të vështira.
Të mërkurën, ajo u shpreh se koalicioni që përfaqëson do të paraqesë qëndrim zyrtar dhe se pret që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe subjektet e tjera, pasi deri më tani, sipas saj, janë dëgjuar vetëm deklarime të përgjithshme nga përfaqësuesit e partive dhe jo vendime zyrtare, me përjashtim të Aleancës.
Sipas Kusari-Lilës, zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit paraqiten më të ndërlikuara sesa në proceset e mëhershme, pasi në partitë e tjera po shihen më shumë se një qëndrim lidhur me marrëveshjet e mundshme politike ose koalicionet.
Ajo vlerësoi se kjo gjendje e bën më të vështirë krijimin e institucioneve të reja dhe arritjen e një marrëveshjeje.
“Deri më tash çka kam dëgjuar, të paktën kanë qenë deklarime të përgjithshme të përfaqësuesve të partive, po jo në nivelin e vendimeve të këtyre partive. Përjashtoj njerëz të Aleancës që ka dalë konkretisht. në momentin e certifikimit të rezultateve, duhet të fillojë komunikimi zyrtar, me qëndrime zyrtare. Në rastin tonë është drejtuesi i partisë më të madhe të koalicionit, kryeministri Albin Kurti. Në pozicione të tjera janë kryetarët e partive, të cilët do të duhej të prezantonin qëndrimin zyrtar të partisë, por edhe të grupit të deputetëve që ata kanë. Për shkak se është situata pak më e komplikuar sesa në zgjedhjet e kaluara, kur sot nga një grupim parlamentar ose nga një subjekt politik ka dy-tri qëndrime. Kjo po se po e vështirëson shumë edhe do ta vështirësojë konstituimin e institucioneve apo një dakordim në mes të subjektit fitues të zgjedhjeve dhe partive tjera”, u shpreh Kusari.
Anëtari i Lëvizjes “Guxo”, Gazmend Halilaj, tha për gazetën “Bota sot” se deklarata e Kusari-Lilës pasqyron në mënyrë reale situatën aktuale politike.
Ai nënvizoi se LVV, si fituese e zgjedhjeve, e ka detyrë të zhvillojë bisedime me të gjitha subjektet parlamentare, ndërsa edhe partitë e tjera duhet ta vendosin interesin e shtetit mbi llogaritjet partiake.
“Deklarata e ministres në detyrë të Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, se vendin e presin negociata të vështira pas certifikimit të rezultateve zgjedhore është një reflektim realist i situatës politike, por njëkohësisht nuk e zbeh faktin se Lëvizja Vetëvendosje mbetet forca me legjitimitetin më të madh qytetar dhe me të drejtën e parë për të udhëhequr procesin e formimit të institucioneve. Duke qenë fituese e zgjedhjeve, LVV ka përgjegjësinë të zhvillojë bisedime me të gjitha subjektet parlamentare, ndërsa edhe partitë e tjera kanë përgjegjësi që interesin shtetëror ta vendosin mbi kalkulimet partiake. Pavarësisht deklaratave të deritanishme, politika është arti i kompromisit dhe negociatat shpesh sjellin dinamika të reja, sidomos kur bëhet fjalë për krijimin e institucioneve funksionale”, deklaron Halilaj.
Sipas tij, problemi kryesor qëndron te mungesa e gatishmërisë së disa partive për të bashkëpunuar me fituesin e zgjedhjeve.
Halilaj paralajmëroi se, nëse në javët e para pas certifikimit nuk arrihet një marrëveshje politike, vendi mund të përballet me zvarritje në konstituimin e institucioneve.
“Pengesa kryesore mbetet mungesa e gatishmërisë së disa partive për të bashkëpunuar me fituesin e zgjedhjeve, si dhe dallimet në programet politike dhe kërkesat për ndarjen e përgjegjësive institucionale. Megjithatë, presioni qytetar për stabilitet dhe funksionalizim të institucioneve pritet të ndikojë që palët të reflektojnë. Nëse një marrëveshje politike nuk arrihet në javët e para pas certifikimit, vendi rrezikon të përballet me vonesa në konstituimin e institucioneve, në miratimin e vendimeve të rëndësishme dhe në avancimin e proceseve zhvillimore e integruese. Një situatë e tillë do të krijonte pasiguri politike dhe institucionale, por njëkohësisht do të shtonte pritjet që subjektet politike të tregojnë pjekuri dhe përgjegjësi. Në këtë kontekst, LVV ka mundësinë të dëshmojë se është e gatshme të ndërtojë ura bashkëpunimi mbi bazën e programit, interesit publik dhe respektimit të vullnetit të qytetarëve, duke synuar krijimin e një qeverie stabile dhe efektive”, shton anëtari.
Në zgjedhjet e 7 qershorit, e para ka dalë Lëvizja Vetëvendosje në koalicion parazgjedhor me Guxo dhe Alternativa, me 47.13% dhe 53 ulëse. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 19.44% dhe 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 16.69% dhe 18 ulëse, ndërsa Aleanca 6.74% dhe shtatë ulëse.
Tottenham Hotspur ka realizuar një nga goditjet më të mëdha të afatit kalimtar, duke arritur marrëveshje për transferimin e Sandro…
Një situatë e pazakontë është regjistruar në futbollin kosovar, ku Bleart Tolaj është bërë protagonist i dy njoftimeve zyrtare nga…
Belgjika dhe Senegali kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen vendimtare në Kupën e Botës 2026, ku të dyja kombëtaret do…
Rreth njëzet ish-funksionarë dhe një funksionare aktuale e LSDM-së të mërkurën promovuan një lëvizje të re, një alternativë brenda hapësirës…
Ilir Daja kur ishte trajner i BallkanitBleart Tolaj do të vazhdojë që të jetë pjesë e ekipit të Ballkanit [...]Read…
Njëri prej protestuesve njoftoi se të enjten do të mbahet një tjetër protestë, në orën 10 para Parlamentit, si revoltë…