Categories: kosovë

Kusari-Lila: Kurti do të ftojë këtë javë LDK-në dhe partitë parlamentare për bisedime

Kryetarja e “Alternativës”, Mimoza Kusari-Lila, njoftoi se kryeministri në detyrë Albin Kurti pritet të ftojë gjatë kësaj jave Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe subjektet e tjera parlamentare në një takim për konstituimin e institucioneve të reja.

Të lidhura

None found

Duke folur për mediat pas një panairi të gruas të zhvilluar sot në Prishtinë, Kusari-Lila tha se ftesa mund të dërgohet brenda ditëve të ardhshme, madje edhe gjatë orëve në vijim. Sipas saj, synimi është arritja e një marrëveshjeje politike për konstituimin e Kuvendit, krijimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit.

Kusari-Lila, partia e së cilës garoi në koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje, theksoi se zgjedhja e presidentit është detyrë e përbashkët e të gjithë deputetëve. Ajo paralajmëroi se dështimi i këtij procesi do ta kthente vendin në zgjedhje të reja brenda një kohe të shkurtër.

Ajo deklaroi se para seancës konstituive, Albin Kurti, në cilësinë e kryeministrit në detyrë dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, do t’u drejtojë ftesë LDK-së dhe partive të tjera. Sipas saj, konstituimi i institucioneve dhe veçanërisht zgjedhja e presidentit përbëjnë përgjegjësi të përbashkët të të gjithë deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kusari-Lila shtoi se edhe nëse arrihet marrëveshje për zgjedhjen e kryesisë së Kuvendit, konstituimin e tij dhe formimin e Qeverisë, moszgjedhja e presidentit do ta çonte sërish Kosovën në zgjedhje, jo më pak se dy muaj më vonë. Për këtë arsye, ajo tha se duhet të shmanget një proces i ri zgjedhor, pasi, sipas saj, asnjë subjekt nuk duket se ka vullnet apo arsye logjike për të shkuar drejt tij.

Ajo u bëri thirrje të gjitha partive që të angazhohen me seriozitet për përmbushjen e detyrave që u janë besuar si përfaqësuese të qytetarëve, në mënyrë që institucionet të krijohen brenda një kohe të shkurtër.

Sipas kryetares së “Alternativës”, pas seancës konstituive dhe, nëse është e mundur, pas zgjedhjes së Qeverisë, duhet të arrihet fillimisht dakordimi dhe më pas të votohet për presidentin e vendit.

Kusari-Lila tha se tashmë është e qartë se çfarë mund t’u propozohet partive të tjera. Ajo përmendi mundësinë e diskutimeve për një koalicion qeverisës, ndërsa çështja e presidentit duhet të zgjidhet përmes një marrëveshjeje të përbashkët mes subjekteve politike.

Ky dakordim, sipas saj, mund të përfshijë vetëm marrëveshjen për qëndrimin në sallë dhe votimin sipas vullnetit të deputetëve, ose një marrëveshje më të gjerë. Ajo paralajmëroi se kushtet që nuk përputhen me vullnetin e qytetarëve mund ta vështirësojnë procesin, duke theksuar se rezultati i zgjedhjeve dihet dhe dakordimi politik duhet të jetë në përputhje me të.

Kusari-Lila bëri të ditur gjithashtu se së shpejti pritet të zhvillohet një tjetër takim me LDK-në. Sipas saj, nga ky takim mund të konkretizohen dakordimet e arritura mes subjekteve politike.

të fundit

Mitaj dhe Zhegrova spikasin si zëvendësues në fitoren 2-0 të Genoas ndaj Juventusit

Edon Zhegrova dhe Mario Mitaj ishin në qendër të vëmendjes në përballjen mes Genoas dhe Juventusit, ku skuadra vendase triumfoi…

34 seconds ago

Basha: Punimet në autostradën e Gjilanit kanë përfunduar në masën 80%

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka deklaruar se punimet në autostradën e Gjilanit kanë arritur në afro 80%. Duke iu…

2 minutes ago

Masakra e Padalishtës”/ Arrestohen dy të dyshuar në Osojan dhe Cerkolez

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale arreston dy persona të dyshuar për krime lufte në rastin e “Masakrës…

3 minutes ago

“Ku e ke dokumentin e transferimit të Veliajt?”/ Bledi Çuçi përplaset me ministrin Gogu në mbledhjen e grupit të PS

Transferimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit raportohet se ka shkaktuar debate…

4 minutes ago

Osmani për Arlinda Zekajn: Përveç shkarkimeve, kërkohet edhe përgjegjësi penale

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas rastit të Arlinda Zekajt, duke kërkuar përgjegjësi për zyrtarët që, sipas saj,…

4 minutes ago

Tre persona ndalohen pas zbulimit të lëndëve narkotike në zonën e Gostivarit

MPB Maqedoni njofton se dje (28.10.2026), rreth orës 17:00, në fsh. Vrapçisht, në rrethinë të Gostivarit, nëpunës policorë të ekipit…

11 minutes ago