Miloçeri i Budvës do të jetë pasnesër nikoqir i Samitit të Liderëve të Procesit të Berlinit, ku pritet të marrin pjesë drejtues dhe përfaqësues të lartë të vendeve evropiane, institucioneve ndërkombëtare dhe organizatave rajonale. Në mesin e të ftuarve janë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sipas listës së publikuar nga Qeveria e Malit të Zi.
None found
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, do të qëndrojë në Mal të Zi të mërkurën dhe të enjten. Përveç pjesëmarrjes në samit, ajo do të zhvillojë takime me përfaqësues të institucioneve malazeze dhe të strukturave rajonale.
Agjenda e saj nis të mërkurën me një takim me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq. Sipas Komisionit Evropian, bisedimet do të përqendrohen te progresi i Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Më tej, Kos do të zhvillojë një takim me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq. Në këtë diskutim pritet të trajtohen agjenda evropiane e vendit dhe roli i dialogut politik në avancimin e reformave.
Komisionarja evropiane do të bisedojë gjithashtu me përfaqësues të partive opozitare. Në orët e pasdites, ajo do të takohet me kryeministrin Milojko Spajiq për të shqyrtuar ecurinë e reformave që lidhen me rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE.
Të enjten, Marta Kos do të jetë pjesë e Samitit të Procesit të Berlinit. Bashkëpunimi rajonal, ndërlidhja dhe integrimi evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jenë ndër temat kryesore të takimit.
Sipas raportimeve të mediave malazeze, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të takohet me Marta Kos për të diskutuar zhvillimet e fundit në Kosovë.
Gjatë samitit, komisionarja do të takohet edhe me zëvendëspresidentin e Bankës Evropiane të Investimeve, Robert de Groot. Në fokus të këtij takimi do të jenë investimet, mbështetja për zhvillimin e rajonit dhe integrimi evropian.
Lista e Qeverisë së Malit të Zi përfshin edhe kancelarin gjerman Friedrich Merz, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, si dhe përfaqësues të tjerë nga rajoni dhe institucionet ndërkombëtare.
Mes pjesëmarrësve janë edhe zyrtarë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Botërore, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, si dhe të organizatave të tjera rajonale e ndërkombëtare.
Sipas të dhënave të fundit, në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit do të marrin pjesë:
– Dimitrios Karabalis, drejtor i përgjithshëm për Marrëdhënie Ekonomike Ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
– Djuro Macut, kryeministër i Serbisë.
– Friedrich Merz, kancelar i Gjermanisë.
– Thomas Byrne, ministër i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtjen.
– Tone Kajzer, ministër i Punëve të Jashtme.
– Steëart Martin Ëood, Lord i Anfieldit, nënsekretar parlamentar i Shtetit.
– Benjamin Haddad, ministër i deleguar për Evropën.
– Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.
– Antonio Tajani, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme.
– Borjana Krishto, kryetare e Këshillit të Ministrave.
– Hristijan Mickoski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
– Atanas Pekanov, zëvendëskryeministër.
– Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.
– Christian Stocker, kancelar i Austrisë.
– Marcin Bosacki, sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
– Andrej Plenkovic, kryeministër i Kroacisë.
– Marta Kos, komisionare evropiane për Zgjerim.
– Odile Renaud-Basso, presidente e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
– Frantisek Ruzicka, zëvendëssekretar i përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).
– Xiaoqing Yu, drejtor i divizionit për Ballkanin Perëndimor në Grupin e Bankës Botërore.
– Amer Kapetanoviq, sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC).
– Vladimir Obradović, sekretar i përgjithshëm i Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO).
– Pranvera Kastrati, drejtoreshë e Sekretariatit të CEFTA-s.
– Robert de Groot, zëvendëspresident i Bankës Evropiane të Investimeve (BEI).
– Artur Lorkoëski, drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë.
– Talis Linkaits, drejtor i Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit.
– Feridun H. Sinirlioğlu, sekretar i përgjithshëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
– Johanne Boehmer, zëvendësguvernatore e Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës.
– Albert Hani, drejtor i Sekretariatit të Nismës Rajonale Kundër Korrupsionit.
– Boban Ilic, sekretar i përgjithshëm i Grupit të Përhershëm të Punës për Zhvillimin Rural në Evropën Juglindore.
– Gjergj Murra, drejtor ekzekutiv i Fondit të Ballkanit Perëndimor.
– David Piegazki, sekretar i përgjithshëm i Forumit të Investimeve të Dhomave të Tregtisë të Ballkanit Perëndimor 6.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim një delegacion të Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës,…
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, e ka cilësuar si hap pozitiv reagimin e kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës…
Gjykata Themelore në Gjilan shpalli aktgjykim dënues ndaj Egzon Shaltin i akuzuar për vrasjen e Auron Ferizit, më 8 nëntor…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur lidhur me rastin e ndërrimit të një foshnje në Spitalin Amerikan 2. Vitia…
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim një delegacion të Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës,…
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, e ka cilësuar si hap pozitiv reagimin e kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës…