Categories: kosovë

Kurti viziton shkollën në New York ku mësohet shqip: Sukses i rëndësishëm i shqiptaro-amerikanëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar në shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti, në Bronx të New Yorkut, ku programi dygjuhësh në anglisht dhe shqip po zhvillohet për të dytin vit akademik.

Të lidhura

None found

Në një postim në Facebook, Kurti e cilësoi zbatimin e këtij programi si një sukses të rëndësishëm të komunitetit shqiptaro-amerikan, duke nënvizuar nevojën që gjuha shqipe të ruhet në mërgatë.

Ai shkroi se dy shtete aleate dhe dy popuj miq po bashkohen përmes mësimit në anglisht dhe shqip, i cili për të dytin vit akademik ofrohet në një shkollë të New Yorkut.

Sipas kryeministrit, programi akademik dygjuhësh anglisht-shqip në këtë institucion arsimor filloi të zbatohej për herë të parë në shtator të vitit të kaluar.

Kurti tha se kjo nismë është një model suksesi që duhet ndjekur dhe shtrirë edhe më tej, në mënyrë që shqipja të ruhet dhe të kultivohet brez pas brezi te shqiptarët që jetojnë në mërgatë.

Postimi i plotë:

Dy shtete që janë aleate dhe dy popuj që kanë miqësi mes tyre, ndërsa në një shkollë të New Yorkut, për të dytin vit akademik, zhvillohet mësim në dy gjuhë: anglisht dhe shqip.

Ishte kënaqësi e veçantë të vizitoja shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në Bronx. Pikërisht këtu, që nga shtatori i vitit të kaluar, nisi për herë të parë zbatimi i programit akademik dygjuhësh anglisht-shqip. Ky është një sukses me rëndësi i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe një shembull që duhet përsëritur e zgjeruar kudo, në mënyrë që shqipja, si bazë e identitetit tonë, të kultivohet dhe të ruhet në mërgatë nga një brez te tjetri.

Tani, mësimi i gjuhës amtare të prindërve nuk zhvillohet vetëm përmes detyrave të shtëpisë, por edhe me punë në fletoret e klasës. Kjo lidhje fuqizohet më tej, sepse fëmija rritet mes nënës, që është mësuesja e parë, dhe mësueses, që bëhet nëna e dytë, duke bashkuar kujdesin si shprehje dashurie me mësimin si burim diturie.

Gjuha shqipe arriti të mbijetonte pavarësisht pushtimeve në trojet e saj të origjinës dhe presioneve të jashtme, por vazhdoi të jetonte edhe larg atdheut. Arbëreshët në Itali e kanë mbajtur të gjallë gjuhën e tyre për më shumë se pesë shekuj. Vetë mënyra e të folurit të tyre dëshmon historinë që kanë përjetuar: një shqipe që pasqyron udhëtimin dhe largësinë nga atdheu, por edhe rrënjët e thella në identitetin shqiptar.

Megjithatë, për rilindësit tanë nuk ishte e mjaftueshme që shqipja thjesht të mbetej gjallë. Synimi i tyre ishte që ajo të shndërrohej edhe në gjuhë të dijes, kulturës dhe mendimit të lartë. Në vitin 1908, shqiptarët u mblodhën në Kongresin e Manastirit dhe u bashkuan rreth një alfabeti të përbashkët. Po gjatë atij viti, Fan Noli kremtoi në Boston, në Shtetet e Bashkuara, meshën e parë në gjuhën shqipe. Noli dhe rilindësit e tjerë shqiptarë në mërgim e kishin kuptuar se pa mbrojtjen e gjuhës, diturisë dhe kulturës, nuk mund të ruhej as kombi. Përmes shembullit të tyre, ata dëshmuan se diaspora nuk është vetëm një vend strehimi larg atdheut, por edhe një forcë nxitëse e mendimit, emancipimit dhe shtetformimit tonë.

Abetarja, fletorja e punës dhe libri i leximit që u shpërndava nxënësve nuk do të jenë mbështetja e fundit. Qeveria jonë do të vazhdojë gjithmonë të përkrahë nisma të këtilla për mësimin e shqipes në mërgatë. Për këtë iniciativë të rëndësishme falënderoj z. Mark Gjonaj dhe znj. Drita Gjongecaj, si dhe drejtoren e shkollës, znj. Stefania Cedrola Mustafa. Fëmijëve u dëshiroj mësim të mbarë!

të fundit

Haradinaj: Diaspora, përkrah UÇK-së nga koha e luftës te kundërshtimi i vendimeve të Hagës

Pas mobilizimit të shqiptarëve në diasporë dhe protestave në mbështetje të krerëve të UÇK-së të dënuar nga Gjykata Speciale në…

4 minutes ago

Lutfi Haziri reagon pas identifikimit të eshtrave të veprimtarëve të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas identifikimit të mbetjeve mortore të 23 personave të zhvarrosur së fundmi në…

5 minutes ago

Kategoria e Parë/ Pogradeci përballet me Flamurtarin, Besëlidhja sfidon Besën në Lezhë – rezultatet live

Kategoria e ParëKanë nisur pjesët e para të dy ndeshjeve të Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e pestë…

5 minutes ago

NATO përshëndet marrëveshjen për sigurinë e Groenlandës, Trump pretendon kontroll të përhershëm amerikan

SHBA dhe Danimarka kanë njoftuar një marrëveshje për sigurinë e Groenlandës, pas muajsh tensionesh të shkaktuara nga kërkesat e Presidentit…

10 minutes ago

Njeriu që shpalli pavarësinë, nën hijen e dënimit në Hagë

Më 17 shkurt 2008, Hashim Thaçi qëndroi në foltoren e Kuvendit të Kosovës dhe lexoi fjalët që do ta përcaktonin…

17 minutes ago

Punësohej për të vjedhur xhiron ditore në biznese, arrestohet 39-vjeçarja në Tiranë

Njoftimi i policisë Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Skema”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1 dhe Komisariati i…

17 minutes ago