kosovë

Kurti: Të akuzuarit për shpërthimin në Ibër-Lepenc ishin të lidhur me shtetin e Serbisë

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, tha të mërkurën se të dhënat e inteligjencës tregojnë se tre serbët e akuzuar për shpërthimin në kanalin jetik të ujit, Ibër-Lepenc, kanë qenë të lidhur ngushtë me strukturat shtetërore të Serbisë.

Një ditë më parë, prokurorët e Kosovës ngritën aktakuzë ndaj Jovan Viqentijeviq, Dragisha Viqentijeviq dhe Igor Dimoviq për shpërthimin e vitit të kaluar në kanalin e ujit që furnizon dy termocentralet kryesore të vendit.

Të lidhura

None found

Ata akuzohen se shpërthyen 20 kilogramë të llojit TNT në kanal, duke dëmtuar strukturën e tij prej betoni, ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm dhe duke penguar sistemin e ftohjes për termocentralet me qymyr, gjë që ngriti shqetësime për ndërprerje të rrymës.

Që të tre janë arrestuar pas sulmit.

Në një shkrim në Facebook të mërkurën mbrëma, Kurti i përsëriti deklaratat e mëparshme se “sulmi ka ardhur nga Serbia, fqinji ynë verior, agresiv e armiqësor”.

“Tashmë është në rrugë të mbarë hetimi i këtij rasti, ku janë siguruar prova se pikërisht tre serbët e akuzuar ishin në vendin e ngjarjes natën kritike, për ç’gjë falënderoj institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës dhe FBI-në nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për punën profesionale të kryer në këtë rast”, tha Kurti.

Ai nguli këmbë se gjykimi në këtë rast “do ta dëshmojë se të akuzuarit ishin pjesë e strukturave ilegale të Serbisë, të lidhur ngushtë me mikun e [presidentit të Serbisë Aleksandar] Vuçiqit, terroristin Millan Radoiçiq, dhe strukturat tjera shtetërore të Serbisë që planifikuan dhe urdhëruan sulmin terrorist”.

Kurti po i referohej ish-nënkryetarit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në vend, Millan Radoiçiq, të cilin autoritetet kosovare e kërkojnë me fletarrestim për vepra të ndryshme penale, përfshirë për një sulm vdekjeprurës kundër Policisë së Kosovës në veri të vendit më 2023.

Radoiçiqit e mori përgjegjësinë për atë sulm ku u vra një rreshter kosovar dhe tre sulmues serbë.

Kosova e cilëson si “akt terrorist” shpërthimin në kanalin e ujit në Varragë të Zubin Potokut dhe e akuzon Serbinë se qëndron pas tij, por Beogradi e ka mohuar vazhdimisht se ka gisht.

“Përkundër faktit se Beogradi zyrtar mohonte përgjegjësinë dhe u angazhua fuqishëm përmes veprimeve hibride në dezinformimin e opinionit, duke ngritur dyshime nga më të ndryshmet për përgjegjësit apo motivet e aktit terrorist, aktakuza e ngritur dhe epilogu i rastit, pa fije dyshimi, do të konfirmojnë të dhënat dhe vlerësimet e institucioneve të Kosovës”, tha Kurti./REL

Tags: kosovekurti

të fundit

Lushtaku kërkon draftin e parë të strategjisë për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka kërkuar që sa më shpejt të përgatitet drafti i parë i…

5 minutes ago

Mërgim Lushtaku për zgjedhjet në PDK: Ende pa vendim për kandidimin, flet edhe për Sami Lushtakun

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të hyjë në garën për kryetar…

5 minutes ago

U transferua nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, Erion Veliaj pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pritet t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbën e thyer. Sipas informacioneve, pas një…

13 minutes ago

Protestë në Prishtinë kundër vrasjes së grave, kërkohet llogari nga institucionet

Ka nisur protesta mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave në Kosovë, e organizuar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të…

17 minutes ago

Frosinone befason Serie A: Skuadra me kosto të ulët që po jeton një përrallë futbollistike

I gjashti në tabelë dhe me sulmin e tretë më të mirë në ligë, Frosinone e Massimiliano Alvinit është surpriza…

18 minutes ago

DUI seeks political and criminal accountability over Alta Banka case

Bashkimi Demokratik për Integrim do të kërkojë përgjegjësi politike dhe penale për marrjen në pronësi të ish-Bankës Ekonomike të Manastirit…

24 minutes ago