Categories: kosovë

Nis gjykimi ndaj tre të dyshuarve për shpërthimin në kanalin “Ibër Lepenc

Dragisha Viqentijeviq, Jovan Viqentijeviq dhe Igor Dimoviq janë paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku ka nisur vazhdimi i seancës gjyqësore lidhur me sulmin ndaj kanalit “Ibër Lepenc” në Zubin Potok.

Të lidhura

None found

Dy vëllezërit Viqentijeviq akuzohen për rrezikim të rendit kushtetues përmes shkatërrimit ose dëmtimit të instalimeve dhe pajisjeve publike, vepër kjo e ndërlidhur me kryerjen e një akti terrorist. Ata përballen gjithashtu me akuzën për armëmbajtje pa leje.

Përveç këtyre veprave, Jovan Viqentijeviq akuzohet edhe për spiunazh, ndërsa Igor Dimoviq ngarkohet me armëmbajtje pa leje.

Ngjarja për të cilën po zhvillohet procesi gjyqësor ndodhi më 29 nëntor 2024, në fshatin Varagë të Komunës së Zubin Potokut. Sipas aktakuzës, në kanalin “Ibër Lepenc” ishte vendosur një çantë që përmbante rreth 20 kilogramë eksploziv TNT, ndërsa dyshohet se fitilin e kishte aktivizuar Jovan Viqentijeviq.

Shpërthimi shkaktoi dëme në rrjetin e furnizimit me ujë dhe vuri në rrezik furnizimin e termocentraleve të Korporatës Energjetike të Kosovës, duke kërcënuar kështu edhe prodhimin e energjisë elektrike.

Një ndër provat e paraqitura nga prokuroria është analiza krahasuese e dheut të gjetur në çizmet e sekuestruara me mostrat e mbledhura pranë zonës ku ndodhi shpërthimi. Në këtë proces ekzaminimi, sipas aktakuzës, kanë marrë pjesë edhe ekspertë të FBI-së së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Prokuroria vlerëson se përputhja mes mostrave të dheut krijon lidhje mes vëllezërve Viqentijeviq dhe vendit ku ndodhi sulmi.

Aktakuza është ngritur nga Prokuroria Speciale pas hetimeve të kryera së bashku me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë Kundër Terrorizmit, si dhe në bashkëpunim me partnerë evropianë. Të akuzuarit përfshihen në procedurë për veprat penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike”, nga neni 122 në lidhje me “Kryerjen e veprës terroriste”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Spiunazh”.

Sipas pretendimeve të aktakuzës, më 29.11.24, në pjesën e kanalit “Ibër Lepenc” që ndodhet në fshatin Varagë të Zubin Potokut, vëllezërit Viqentijeviq, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar dhe pas një marrëveshjeje paraprake, kanë vendosur rreth 20 kilogramë trinitrotoluen, i njohur si TNT.

Prokuroria pretendon se eksplozivi është aktivizuar përmes një çante të lidhur me litar në një shtyllë betoni. Si pasojë, struktura prej betoni e kanalit “Ibër Lepenc” është dëmtuar rëndë, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm dhe është rrezikuar prodhimi i energjisë elektrike. Dëmi ndaj ndërmarrjes “Ibër Lepenc” është vlerësuar në 376,774.70 euro.

Për këto veprime, sipas aktakuzës, të pandehurit Viqentijeviq kanë kryer veprën penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve publike”, nga neni 122, në lidhje me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste”.

Aktakuza gjithashtu thotë se Jovan Viqentijeviq, deri në arrestimin e tij, ka vepruar si i rekrutuar dhe kolonel i Shërbimit Informativ Ushtarak të Serbisë. Në këtë rol, ai dyshohet se e ka ndihmuar këtë shërbim duke mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara, me synimin që t’i përdorte gjatë veprimtarisë së tij të kundërligjshme në territorin e Kosovës.

të fundit

CNN, MS NOW dhe Politico kërkojnë nga gjykata të mos rikthehet ndalimi për gazetarët e tyre

CNN, MS NOW dhe Politico i kanë kërkuar një gjykatësi federal në SHBA që të zgjasë urdhrin që pengon administratën…

1 minute ago

Ilir Topi largohet nga drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ja kush e merr drejtimin

Ilir Topi ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa në vend të…

2 minutes ago

Kosova humbet Hajdarin për sfidat ndaj Izraelit dhe Austrisë, Avdullahu mungon përkohësisht

Albian Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të Kosovës për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, ndaj…

7 minutes ago

ESHA: Gratë zënë 39.2% të vendeve në Kuvend, por vetëm 15% të posteve ministrore

Enti Shtetëror për Auditim, me auditimin e performancës mbi temën "Gratë Lidere - Gratë në Politikë, Kuvend, në Funksione Menaxhimi…

14 minutes ago

Konfirmohet identiteti i dy personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Edhe dy persona të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë janë identifikuar përmes analizave të ADN-së, ka njoftuar Komisioni…

16 minutes ago

Ngjarje e rëndë në Greqi/ Goditi kokën gjatë ndeshjes së futbollit, humb jetën 16-vjeçari shqiptar (EMRI)

Një ngjarje tragjike ka tronditur futbollin në Kavala të Greqisë, pasi një futbollist 16-vjeçar, me origjinë shqiptare, ka humbur jetën…

18 minutes ago