Edhe pse Serbia vijon të nxjerrë pengesa në procesin për sqarimin e fatit të personave të zhdukur, Kosova nuk do të heqë dorë nga kërkimi i së vërtetës dhe drejtësisë, ka deklaruar kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
None found
Duke shkruar në platformën X për fillimin e gërmimeve në një varrezë masive në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, Kurti tha se aty dyshohet se ndodhen mbetjet mortore të 23 intelektualëve nga Mitrovica. Mes tyre kishte mjekë, profesorë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut, të cilët u rrëmbyen dhe u zhdukën më 19 prill të vitit 1999.
“Pavarësisht se Serbia vazhdimisht i pengon përpjekjet për sqarimin e fatit të këtyre njerëzve të pafajshëm, Republika e Kosovës nuk do të ndalet së kërkuari të vërtetën dhe drejtësinë”, ka shkruar Kurti.
Ai theksoi se institucionet e Kosovës mbeten të vendosura për të gjetur secilin person të zhdukur, për të nxjerrë në dritë çdo varrezë të fshehur dhe për t’i sjellë para drejtësisë personat përgjegjës, në mënyrë që familjet e të zhdukurve të mund të gjejnë më në fund sadopak paqe dhe ngushëllim.
Sipas Kurtit, ndonëse ka kaluar më shumë se një çerek shekulli nga përfundimi i luftës së viteve 1998-1999, familjet e 1.565 personave të zhdukur me dhunë, mes të cilëve mbi 100 fëmijë, ende presin të mësojnë se çfarë ka ndodhur me të afërmit e tyre.
Hollywood-i është përfshirë nga një incident i madh sigurie kibernetike. Një rrjedhje të dhënash nga Festivali Tribeca ka nxjerrë në…
Fermeri dyzetvjeçar Hasim Lembesi u gjet i vdekur në zorrët e një pitoni gjigant, konfirmoi të martën policia në provincën…
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar aneksin “Prania Besnike” me anëtarët e PS. Ai iu ka dhënë atyre një mesazh të…
Anëtarja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi para kuvendit të LDK-së ka mohuar se sot mund të…
Anthony Joshua dhe Kristian Prenga Teksa kanë kaluar 5 ditë nga ndeshja në ring mes Anthony Joshuas dhe Krist Prengës…
Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka mbledhur në Pallatin e Brigadave drejtuesit politikë të PS-së dhe krerët e komisioneve…