kosovë

Kurti: Rreziku i një lufte të re në rajon është i vërtetë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Serbia po intensifikon bashkëpunimin me Rusinë, Kinën dhe Iranin, duke paralajmëruar se ka rrezik të vërtetë për, siç tha ai, një luftë të re në rajon.

Gjatë fjalimit në Konferencën e Mbrojtjes, që po mbahet në Londër, Kurti tha se rreshtimi i Serbisë me Rusinë, “qasja shkatërruese” ndaj Kosovës, dhe armatimi i shpejt “janë tregues se qëllimi [i Serbisë] është përshkallëzimi me synim të realizimit të ambicieve të saj territoriale”.

Të lidhura

None found

Kurti tha se në kohën kur Evropa po përjeton një luftë, duke iu referuar luftës në Ukrainë, nuk duhet të injorohet edhe një luftë më rajon.

“Tre nga katër brigadat e kombinuara të ushtrisë së Serbisë, përfshirë 48 baza operuese përreth kufirit me Kosovën, duke mos përfshirë edhe njësi të tjera të specializuara, janë të stacionuara në jug të territorit, afër kufirit me Kosovën. Kërcënimi nuk është thjesht teorik. Rreziku i një lufte të re është i vërtetë”, tha Kurti.

Gjatë fjalimit në konferencën në Londër, Kurti foli edhe për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit në shtatorin e vitit të kaluar.

Nga sulmi i një grupi të serbëve të armatosur u vra një rreshter, ndërkaq në përleshjet që pasuan në dhe përreth Manastirit të Banjskës, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Kurti tha se grupi prej afër 100 individësh të armatosur kishin hyrë në Kosovë “me një plan për një konflikt më të gjatë dhe më të gjerë në pjesën veriore të shtetit tonë”.

“Nuk është vetëm rreshtimi i Serbisë me Rusinë që sugjeron se qëllimi i grupit ishte të replikonte atë që Rusia bëri në Donbas më 2014”, tha Kurti.

Ai iu referua konfliktit në lindje të Ukrainës që nisi më 2014 mes separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe trupave ukrainase.

Kurti tha se “nuk ka mëdyshje” se kush është fajtor për sulmin në Banjskë.

“Sulmi në Banjskë ndodhi për shkak të shtetit të kapur në Beograd dhe për shkak të ambicieve agresive dhe ekspansioniste të krerëve të shtetit”, tha Kurti.

Ai shtoi se Kosova nuk është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që është i cenueshëm ndaj sulmeve fizike. Sipas tij, kërcënimi manifestohet edhe përmes infrastrukturës të dezinformimit “që Rusia ka ndihmuar të ndërtohet”, e cila sipas tij, përdor ndërhyrjen e NATO-s ndaj caqeve serbe, që çoi në çlirimin e Kosovës “për të shpifur ndaj Perëndimit”.

Në fund të vitit të kaluar ishte publikuar një raport për dezinformatat, që ishte hartuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Në raport thuhej se Kosova është e ekspozuar ndaj dezinformatave dhe narrativëve që vijnë nga Rusia dhe Kina të cilat synojnë të nxisin luftë ndëretnike dhe ndërfetare në vend, të kriminalizojnë NATO-n dhe të ulin besimin e shoqërisë në integrimet euroatlantike, si dhe të pasqyrojnë SHBA-në si shembull të keq./REL

të fundit

Ronaldo e paguan gjobën e Portugalisë në vetëm 39 sekonda

Cristiano Ronaldo është dënuar me 30 ditë pezullim dhe një gjobë prej 255 eurosh nga Federata Portugeze e Futbollit (FPF),…

7 hours ago

MEP Strolenberg condemns violence against protesters in Albania: Rama does not listen and will not change his position

Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg ka ngritur në Parlamentin Europian çështjen e dhunës së policisë ndaj studentëve protestues në Shqipëri, duke…

7 hours ago

Shooting near a mosque in Ohio leaves one person dead

Një person ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri në Ohio, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. [...]…

7 hours ago

Greek education rises in protest: teachers, pupils and students warn of strikes

Në një javë protestash të fuqishme hyn edhe arsimi publik në Greqi me mësues, nxënës, studentë dhe prindër që kërkojnë…

7 hours ago

Zahir Pajaziti’s brother recalls their mother’s advice: “Get married, or later the girls won’t want you

Bajram Pajaziti, vëllai i heroit Zahir Pajaziti, ka ndarë një rrëfim interesant për një bisedë mes Zahirit dhe nënës së…

7 hours ago

Bajram Pajaziti recounts Zahir’s passions: from reading and music to football

Bajram Pajaziti, vëllai i heroit Zahir Pajaziti, ka folur për pasionet e këtij të fundit. Ai ka treguar se Zahiri…

7 hours ago