kosovë

Kurti pret deputeten më të zëshme britanike për Kosovën: Të merren masa për ndëshkimin e Serbisë pas sulmit në Banjskë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përsëritur gjatë një takimi me deputeten britanike Alicia Kearns të dielën se Serbia duhet të ndëshkohet për sulmin e muajit të kaluar në veri të Kosovës “në mënyrë që të mos e përsërit atë më”. Në një njoftim për media të dielën, Qeveria e Kosovës tha se në takim mes Kurtit dhe Kearnsit “u theksua që prioritet kryesor për Republikën e Kosovës është siguria e shtetit dhe e qytetarëve”.

“Pas sulmit terrorist dhe kriminal të 24 shtatorit të kryer nga grupe paramilitare me sponsorim dhe pjesëmarrje të Serbisë, ndëshkimi është vendimtar për mospërsëritje”, tha Kurti. Rreth dy muaj para sulmit ndaj Policisë së Kosovës nga një grup serbësh të armatosur në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator – ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku – Kearns kishte thënë se “armët po kontrabandohen në autoambulanca dhe më pas po ruhen në objektet e kishave”.

Të lidhura

None found

Policia e Kosovës ka gjetur arsenal të jashtëzakonshëm armës në veri pas sulmit, për të cilat tha se janë futur në Kosovë përmes Serbisë. Kosova e ka akuzuar Serbinë se tentoi ta “aneksojë tërë veriun e Kosovës”, gjë të cilën Serbia e ka mohuar, megjithëse përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, nënkryetari i atëhershëm i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit.

Kurti, sipas njoftimit të Qeverisë, shprehu edhe “përkushtimin e plotë” për zbatimin e Marrëveshjes Bazë dhe aneksit të zbatimit të saj, që Kosova dhe Serbia i arritën në fillim të këtij viti. Takimi i Kurtit me Kearns vjen vetëm një ditë pasi lideri kosovar i priti emisarët perëndimorë në Prishtinë të shtunën.

Emisarët perëndimorë i kërkuan Prishtinës dhe Beogradit gjatë takimeve të së shtunës me Kurtin në Prishtinë, dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Beograd, që t’i normalizojnë marrëdhëniet dhe ta zbatojnë Marrëveshjen drejt normalizimit. Kearns, ndërkohë, qëndroi në Kosovë këtë fundjavë me ftesë të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën u takua dje. Ajo u prit edhe nga kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca.

të fundit

Mbappe nga penalltia çon Francën në çerekfinale, Paraguai mposhtet 1-0 pas një sfide të vështirë

Franca ka prerë biletën për në çerekfinalen e Kampionatit Botëror, pasi mposhti Paraguain me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e…

6 hours ago

Tuchel në stol, por jo një Angli e re: “Tre Luanët” vijojnë të ngjajnë me ekipin e Southgate

“Futbolli po kthehet sërish në shtëpi, me Tommy Tuchel”, ishte kënga që dëgjohej jashtë stadiumit në Atlanta, ndërsa mijëra tifozë…

7 hours ago

Diaspora turns out in extraordinary numbers, protesters arrive at Police Station No. 3: Free the boys! Arrest Rama

Protestuesit kanë mbërritur në komisariatin 3, ku ndodhen personat e ndaluar pas protestës që u mbajt disa ditë më parë…

7 hours ago

Diaspora brings Tirana to a standstill, flares lit during march as protesters create an atmosphere in the capital’s streets

“Shqipëri e Re” dhe “Edi Rama jep dorëheqjen” ishin disa nga thirrjet që dominuan protestën e zhvilluar këtë të shtunë…

7 hours ago

Parashikimi i horoskopit, zbuloni se çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia ne çift do jete shume…

7 hours ago

Diaspora me pjesëmarrje të jashtëzakonshme, protestuesit mbërrijnë te komisariati 3: Lironi çunat! Arrestoni Ramën

Protestuesit kanë mbërritur në komisariatin 3, ku ndodhen personat e ndaluar pas protestës që u mbajt disa ditë më parë…

8 hours ago