Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi sot një takim me ambasadoren e re të Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin.
None found
Gjatë takimit, Kurti i uroi ambasadores mirëseardhje dhe suksese në misionin e saj të ri diplomatik. Ai shprehu bindjen se mandati i saj do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.
Sipas Kurtit, lidhjet mes dy vendeve janë ndërtuar mbi një miqësi të hershme, veçanërisht për shkak të rolit që Zvicra ka pasur ndër vite si strehë për shqiptarët e përndjekur dhe si partnere e rëndësishme e Kosovës në zhvillim, ekonomi dhe siguri.
“Miqësia me Zvicrën e hershme, pasi që u bë strehë e shqiptarëve të përndjekur dhe ndër vite, ka qenë një partner i rëndësishëm i Kosovës në zhvillim, ekonomi dhe siguri. Rreth 200 mijë bashkatdhetarë tanë jetojnë në Zvicër dhe janë të integruar në shoqërinë zvicerane dhe të lidhur fort me Kosovën, e që vazhdojnë të jenë ura më e fuqishme mes dy vendeve tona. Ata nuk janë vetëm dërgues të remitencave, por edhe investitorë, sipërmarrës dhe krijues të vendeve të punës”, citohet të ketë thënë Kurti në komunikatë.
Kryeministri në detyrë shprehu gjithashtu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës përmes tri fushave të bashkëpunimit me Kosovën: zhvillimit, ekonomisë dhe sigurisë njerëzore. Ai nënvizoi se Kosova është ndër vendet e pakta ku Zvicra i përdor njëkohësisht të gjitha këto instrumente.
Kurti veçoi edhe kontributin e kontingjentit Swisscoy, i cili vepron në kuadër të KFOR-it në Kosovë që nga viti 1999. Ai falënderoi Zvicrën për këtë prani, si dhe për vendimin e Parlamentit zviceran për zgjatjen e mandatit të kontingjentit, duke e cilësuar angazhimin si shenjë të besimit dhe të një partneriteti të qëndrueshëm në fushën e sigurisë.
Presidenti Bajram Begaj ka thirrur partitë politike për konsultime lidhur me datën e zgjedhjeve vendore të vitit 2027, por disa…
Pas fitores së papritur ndaj Aleksandar Vuçiçit, Lista Studentore e Serbisë përballet me sfidën e formimit të një qeverie të…
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që kërkon përfundimin e embargos ekonomike, tregtare dhe financiare të…
Qeveria laburiste e Britanisë së Madhe njoftoi një rritje të përkohshme të taksës mbi bankat, me synimin për të financuar…
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, foli për ecurinë e hetimeve ndaj Belinda Ballukut, afatet…
Gazetari Kreshnik Gashi ka kritikuar mënyrën e trajtimit të rastit të Arlinda Zekajt, duke thënë se, pavarësisht rëndësisë së rastit…