Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim pritës me ambasadoren e sapoemëruar të Suedisë, Åsa Pehrson, me të cilën ishte takuar për herë të parë dy dekada më parë në kryeqytetin suedez.
None found
Gjatë bisedës, Kurti shprehu mirënjohjen e thellë të Kosovës për përkrahjen e palëkundur që Suedia i ka ofruar vendit dhe qytetarëve të tij, si në periudhën para çlirimit dhe shpalljes së pavarësisë, ashtu edhe në vazhdimësi.
Duke e cilësuar Suedinë si një partnere të ngushtë dhe një nga pesë donatorët kryesorë të Kosovës, kryeministri theksoi kontributin e mijëra ushtarëve suedezë brenda misionit të KFOR-it. Ai kujtoi gjithashtu se Suedia u bë strehë për familje të shumta shqiptare nga Kosova, përfshirë edhe minatorët e Trepçës që lanë vendin pas grevës së vitit 1989.
Përtej raporteve dypalëshe, takimi me ambasadoren Pehrson shërbeu edhe për të shqyrtuar mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha si ekonomia, tregtia, energjetika dhe mbrojtja. Po ashtu, u prekën edhe temat e aktualitetit politik dhe dinamikat në rajon.
Nga ana e saj, ambasadorja Pehrson u shpreh se shërbimi në cilësinë e përfaqësueses diplomatike në Kosovë ka qenë prej kohësh një aspiratë e saj personale.
I ftuar në studion e News24, gazetari Artan Hoxha komentoi hetimet e SPAK-ut për krimet zgjedhore dhe vëmendjen politike të…
Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një takim të veçantë në Manila me 97-vjeçaren Imelda Marcos, ish-zonjën e parë të…
Oficerët e lartë të Policisë në Skoci kanë kërkuar kufizimin ose ndalimin e shitjes së biçikletave dhe skuterëve elektrikë, pas…
Një ngjarje tronditëse e ndodhur në Francë në vitin 1987 ka marrë një tjetër zhvillim pas afro katër dekadash. [...]…
Një festë familjare e organizuar për të festuar lirimin e tij nga burgu federal përfundoi në tragjedi në Karolinën e…
Roli i ish-këshilltarit kryesor shëndetësor të Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, në një prej studimeve më të rëndësishme shkencore të…