Categories: kosovë

Kurti pas takimit me LDK-në: Diskutuam për kriteret dhe figurën e presidentit

Pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, kryeministri në detyrë Albin Kurti deklaroi se ka vërejtur gatishmërinë e kësaj partie për t’i siguruar vendit një president të ri.

Të lidhura

None found

Sipas Kurtit, takimi u zhvillua në një klimë konstruktive dhe u përqendrua te kriteret që duhet të përmbushë figura e ardhshme presidenciale.

“Takimi u zhvillua në frymë konstruktive dhe pashë vullnetin e LDK-së që vendit t’ia sjellim një president të ri, pa qenë nevoja për zgjedhje të reja. Duhet të garantojmë funksionimin demokratik të shtetit dhe, për këtë, duhet të krijojmë mirëbesim. Biseduam për kriteret e figurës së presidentit apo presidentes nga këndvështrime dhe nivele të ndryshme, veçanërisht për vlerat, meritat dhe kontributet në shoqëri, për kombin në tërësi dhe në profesione të caktuara”, tha Kurti pas takimit.

Kreu i LVV-së nënvizoi se synimi i tyre është zgjedhja e një presidenti ose presidenteje me meritë, në përputhje me Kushtetutën, që mishëron vlerat shoqërore dhe ka dhënë kontribut për popullin.

“Sa i përket figurës presidenciale, po e përsëris: duhet të marrim parasysh kriteret, parimet dhe rrethanat në të cilat gjendemi, si dhe figurat me vlerat, kontributet dhe meritat e tyre. Kërkojmë një president ose presidente meritore, kushtetuese, që pasqyron vlerat e shoqërisë sonë dhe që ka kontribuar për popullin”, u shpreh Kurti.

Takimi i zhvilluar ishte i katërti ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një marrëveshje lidhur me zgjedhjen e presidentit.

Kurti tha se gatishmëria e shprehur nga palët për të arritur marrëveshje për presidentin është një arsye për të qenë optimistë.

të fundit

Action against usury in Prizren: three people arrested, suspect hits 17-year-old girl while fleeing

Tre persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin për përfshirje në veprën penale të fajdesë. Media raportojnë se tre të…

13 minutes ago

Konjufca meets German secretary, Kosovo’s European path discussed

Zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim miqësor me Christian…

14 minutes ago

KEK: The €73.2 Million Coal Contract Is Not Related to Electricity Imports

Korporata Energjetike e Kosovës ka kundërshtuar krahasimin e kontratës për shitjen e qymyrit në Maqedoninë e Veriut me shpenzimet për…

14 minutes ago

Shocking details from Ksamil: Vrata shot the Portuguese national dead, five “Principote” waiters beat him mercilessly and disappeared, 11 arrested

Policia e Shtetit ka dalë me reagim zyrtar në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit portugezit, ngjarje e ndodhur në orët…

15 minutes ago

Virusi i Nilit Perëndimor përhapet në Maqedoninë e Veriut, 35 raste të konfirmuara dhe 4 të vdekur

Rritja e vazhdueshme e rasteve të virusit të Nilit Perëndimor po shkakton shqetësim në Maqedoninë e Veriut, pasi autoritetet shëndetësore…

16 minutes ago

Avoid pretrial detention,” Parliament sends SPAK 32 recommendations: Focus on confiscating corruption assets

Më 23 korrik, mazhoranca socialiste miratoi rezolutën për SPAK-un, dokument i siguruar nga Top Channel, ku një prej udhëzimeve lidhet…

16 minutes ago