Categories: kosovë

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve do të nisim formimin e institucioneve të reja, zgjedhjet nuk ishin të nevojshme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se vendi nuk kishte pasur nevojë për zgjedhjet e 7 qershorit, duke vlerësuar se vetë rezultati i tyre e konfirmon këtë dhe se qytetarët e kanë shprehur edhe një herë qartë vullnetin e tyre.

Në mbledhjen e parë fizike të Qeverisë pas zgjedhjeve të parakohshme, Kurti tha: “Po takohemi fizikisht pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 shkurtit. Më lejoni t’i uroj qytetarët për procesin e rregullt, të lirë dhe demokratik zgjedhor. Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje dhe ky rezultat e dëshmon këtë, të cilën e kemi thënë e ripërsëritur para se ato të ndodhnin”.

Të lidhura

None found

Ai theksoi se, sapo të bëhet certifikimi i rezultatit, do të fillojnë puna dhe bisedimet për krijimin e institucioneve të reja.

“Sido që të jetë, qytetarët folën sërish qartë. Rezultati duhet të pranohet e të respektohet, dhe vullneti i popullit të zbatohet e të përkthehet në institucione funksionale, demokratike, të angazhuara e të përkushtuara për zhvillim e mirëqenie, arsim e shëndetësi, për siguri e mbrojtje, industri e prodhim, investime të mëdha infrastrukturore, nga hekurudhat, te digat e jo vetëm. Andaj, posa të certifikohet rezultati i zgjedhjeve, do të nisim punën dhe diskutimet për formimin e institucioneve të reja, konstituimin e legjislaturës së 11-të të Kuvendit, formimin e qeverisë së re, dhe zgjedhjen e presidentit apo presidentes”, u shpreh ai.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kurti komentoi edhe arrestimin e pesë ish-pjesëtarëve të policisë serbe, të dyshuar për përfshirje në masakrën e Reçakut, ndërsa kritikoi mungesën e veprimeve për këtë çështje për më shumë se dy dekada.

“Afër 27 vjet e gjysmë pas masakrës së Reçakut, janë arrestuar pesë ish-pjesëtarë të policisë së Serbisë. Ndërkohë që në njërën anë përgëzojmë institucionet për arrestimin e të dyshuarve, pas siç u tha, një hetimi prej gjashtë muajsh, nuk mund të mos vëmë në spikamë faktin se deri në vitin 2020, askush nuk është marrë me këtë rast. Rrjedhimisht, nga mijëra lëndë të trashëguara nga EULEX-i, asnjë nuk ishte për masakrën e Reçakut. Në njërën anë kemi arrestim pas gjashtë muajsh hetim, e në anën tjetër, kemi më shumë se dy dekada dështim apo kurrfarë përpjekjesh për ndjekje të përgjegjësve dhe zero angazhim për drejtësi lidhur me këtë rast”, tha ai.

Kurti e hapi mbledhjen duke u shprehur ngushëllime familjeve të tre të rinjve që humbën jetën në dy ngjarje të ndara gjatë ditëve të fundit.

“Jam thellësisht i pikëlluar nga vdekja tragjike e tre të rinjve tanë në dy raste të ndryshme ditëve të fundit. Motrat Erza dhe Aulona Zubaku në një aksident rrugor në Gjermani dhe Valmir Morina në vendin e tij të punës në Prizren. Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet Zubaku nga komuna e Kamenicës dhe Morina nga komuna e Malishevës”, tha ai.

të fundit

Nagelsmann pas daljes tronditëse të Gjermanisë nga Kupa e Botës: Jam i gatshëm të vazhdoj

Kombëtarja e Gjermanisë është eliminuar në mënyrë të papritur nga Kupa e Botës, pasi u mposht nga Paraguai pas ekzekutimit…

2 hours ago

Neymar ironizon ekonomistin gjerman pas kualifikimit të Brazilit: Provoje sërish në Botërorin e ardhshëm

Ekonomisti gjerman Joachim Klement fitoi famë të madhe në vitet e fundit, pasi modeli i tij kompleks statistikor kishte parashikuar…

2 hours ago

Holanda dhe Maroku përballen për kualifikim, ja formacionet zyrtare

Holanda dhe Maroku do të takohen në 1/16 e finales në Kupën e Botës.Sfida mes 'Tulipanëve' dhe afrikanëve zhvillohet në…

3 hours ago

VIDEO/ Vjen befasia e parë, Paraguai eliminon Gjermaninë

Kombëtarja e Paraguait është kualifikuar tutje në Kupën e Botës, pasi eliminoi Gjermaninë pas ekzekutimit të penalltive në raundin e…

4 hours ago

Son Heung-min kërkon ndjesë pas dështimit të Koresë së Jugut: E pamundur të shpreh dhimbjen që ndiejmë

Nuk ishte kjo ajo Kupë e Botës që kishin ëndërruar Son Heung-min dhe Koreja e Jugut. "Taegeuk Warriors" u eliminuan…

4 hours ago

Gjermania dhe Paraguai mbeten në barazim pas kohës së rregullt, kualifikimi vendoset në vazhdime

Gjermania dhe Paraguai nuk kanë arritur të gjejnë fituesin pas 90 minutave të rregullta në përballjen e raundit të 16-shes…

5 hours ago