Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaroi pas takimit me LDK-në se palët zhvilluan një diskutim të hapur, serioz dhe të sinqertë, ndërsa bëri të ditur se bisedimet për presidentin e vendit do të vazhdojnë.
None found
Ai njoftoi se, përveç parimeve dhe kritereve për të cilat ishte arritur dakordim më herët, këtë herë në tryezën e diskutimeve janë përmendur për herë të parë edhe emra konkretë.
Kurti sqaroi se identiteti i personave të diskutuar nuk do të zbulohet, pasi palët duhet të respektojnë konfidencialitetin e procesit negociues.
“Diskutimi ishte i hapur, i sinqertë dhe serioz. Do t’i vazhdojmë bisedimet, pasi është rritur mirëbesimi dhe për herë të parë kemi diskutuar edhe për emra të veçantë. Nuk janë emra që i kemi pyetur paraprakisht nëse do të donin të ishin president apo presidente, sepse paraprakisht duhet të dakordohemi mes vete”, deklaroi Albin Kurti.
Sipas tij, niveli i mirëbesimit ndërmjet palëve është rritur, ndaj procesi do të vijojë me synimin që të arrihet një marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), në seancën e sotme të 14-të, njëzëri miratoi vendimet dhe udhëzimet për zhvillimin e zgjedhjeve…
Pas arrestimit në zonën e Plepave në Durrës, Ergys Agasi është transportuar drejt Tiranës, së bashku me Uliam Shpatarakun, ish-punonjësin…
Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni për arrestimin e Ergys Agasit, i cili prej rreth dy javësh ishte nën…
„Er Traktorët“ e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) po intervenojnë në shuarjen e zjarrit në malin Kitkë, ku janë…
Dhuna ndaj grave është alarm për të gjithë shoqërinë. Përballë saj nuk ka vend për heshtje. Përballë këtij alarmi, përgjigjja…
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar një takim në Zagreb me kryeministrin e Kroacisë, Andrej…