kosovë

Kurti në takimin me Nussbaumerin falënderon Zvicrën për ndihmën ndaj Kosovës: Mërgata jonë atje fuqizim i bashkëpunimit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer bashkë me delegacionin zviceran të udhëhequr nga ai.

Takimi filloi me urimin e kryeministrit për mirëseardhje në Kosovë dhe për ditëlindjen e Nussbaumer, të cilit i dëshirojmë shëndet dhe jetë të gjatë.

Të lidhura

None found

“Gjatë bashkëbisedimit ndërmjet dy delegacioneve, u diskutua rreth marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar dhe për mundësitë e potencialin që mërgata jonë paraqet për fuqizim dhe thellim të mëtejmë të shkëmbimeve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri Kurti falënderoi shtetin e Zvicrës për mbështetjen e vazhdueshme, rolin që ka luajtur sidomos përgjatë tri dekadave të fundit dhe për vendimin për t’ia vazhduar mandatin Swisscoy-it, kontingjentit të trupave zvicerane në Kosovë në kuadër të KFOR-it, deri në vitin 2026.

Në lidhje me mërgatën në Zvicër, ai theksoi interesimin dhe angazhimin e qeverisë për përfshirje dhe kontribut sa më të madh të saj në zhvillimin ekonomik të vendit.

Kryeministri veçoi shembullin e konsorciumit “Orllati” nga mërgata në Zvicër, i cili doli fitues në ankandin e parë të energjisë solare dhe që planifikon investim prej 70 milionë euro.

Ai shtoi se në Kosovë ka edhe shumë kompani zvicerane të suksesshme, duke e bërë atë destinacion të leverdishëm edhe për kompani tjera nga Zvicra.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer dhe delegacioni zviceran, i përbërë nga dy bashkëkryetarët e Grupit Parlamentar të Miqësisë Zvicër-Kosovë, Cédric Wermuth dhe Marc Jost si dhe zyrtarja nga Shërbimi Parlamentar, Sophie Lachat Rohrer, po qëndron në Kosovë nga dita e hënë.

Ata kanë zhvilluar takime dypalëshe edhe me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe zëvendëskryeministren njëherësh ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

 

të fundit

Trump del në mbështetje të kreut të Nvidia-s pas zbulimeve për aferën e dyshuar me biznesmenen kineze

Nvidia është e tronditur nga zbulimet rreth aferës së dyshuar të CEO-së së saj Jensen Huang me një biznesmene kineze…

4 minutes ago

Arjol Bllaca fiton çmimin “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Talenti i Gjilanit Arjol Bllaca është shpallur lojtari më i mirë i javës në Superligën e Kosovës, nga Federata e…

4 minutes ago

Hetimi i bordit për Jensen Huang shoqërohet me rënie të aksioneve të Nvidia

Aksionet e Nvidia ranë të dielën vonë pas nisjes së një hetimi të pavarur të bordit ndaj CEO-s Jensen Huang…

7 minutes ago

Ish-presidenti, Joe Biden rrëfen betejën me sëmundjen e rëndë: Më ka ngadalësuar, ka edhe ditë të vështira

Në një postim në rrjetin social X, ish-presidenti amerikan Joe Biden 83-vjeç, ka rrëfyer vështirësitë që po përjeton në përditshmëri…

7 minutes ago

Manaj dhe Cake përfshihen në formacionet më të mira të javës

Teksa dita e sotme përkon me rikthimin e legjionarëve, të cilët fillimisht do të grumbullohen për t’u vënë në dispozicion…

17 minutes ago

Kurti në Paris me mërgatën: Shteti do të garantojë kreditë për investime në Kosovë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u takua në Paris me pjesëtarë të mërgatës. Në këtë takim që u zhvillua para…

18 minutes ago