kosovë

Kurti mbledh kabinetin qeveritar: Premtimet ndaj qytetarëve do të bëhen program qeverisës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbledhur në një takim kabinetin qeveritar. Përmes një postimi në Facebook, Kurti u shpreh se ky takim do të vazhdojë për dy ditë rresht, me qëllim që zotimet e fushatës para qytetarëve dhe ekspozenë e prezantuar para deputetëve të shëndërrohen në program qeverisës.

Kryeministri tha se gjatë këtij mandati programet do të përkthehen në plane me projekte, qëllime, objektiva, strategji dhe me punë të përditshme. Në fund, Kurti theksoi se e mira e përgjithshme dhe interesi publik,kanë qenë dhe do të mbeten pikënisja dhe synimi i qeverisjes së tij.

Të lidhura

None found

“Në zgjedhjet e dhjetorit 2025, qytetarët na dhanë një besim të paparë në Kosovën e pasluftës. Ne kërkuam besimin qytetar për ta kthyer atë në siguri e begati. Nuk garuam me premtime që harrohen, por me zotime që jetësohen. Në dritë të kësaj, sot kemi filluar një takim të përbashkët të kabinetit tonë qeveritar, i cili do të vazhdojë për dy ditë rresht, me qëllim që zotimet e fushatës para qytetarëve dhe ekspozenë e prezantuar para deputetëve t’i shndërrojmë në program qeverisës.

Zotime që kthehen në program dhe program që përkthehet në plane me projekte, qëllime me objektiva, strategji me operacione, masa me punë të përditshme që do të realizohen përgjatë këtij mandati. Angazhimi, e mira e përgjithshme dhe interesi publik, zhvillimi dhe barazia, integriteti dhe dinjiteti shtetëror kanë qenë dhe do të mbeten pikënisja dhe synimi i qeverisjes sonë”, u shpreh Kurti.

Tags: kosovekurti

të fundit

Ahmeti zhvilloi takim me të Dërguarin e Hungarisë për Ballkanin Perëndimor

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti në takim të Dërguarin e Posaçëm të Hungarisë për Ballkanin…

2 minutes ago

Kurti: Ligji për Byronë u vonua mbi tre vjet e gjysmë, por synimi ynë vazhdon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit në lexim të dytë të Ligjit për Byronë për Verifikimin dhe…

2 minutes ago

Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët marshojnë në Prishtinë për drejtësi

Qindra qytetarë protestuan edhe sot në Prishtinë, me kërkesat për drejtësi në lidhje me rastin tragjik në Vitomiricë të Pejës.…

3 minutes ago

Tym i dendur mbulon periferinë e Elbasanit, shqetësim për ndotjen në Bradashesh

Tymi i dendur ngrihet kilometra mbi tokë, ndërsa banorët raportojnë aromë mbytëse. Dyshimet për djegien e gomave të përdorura, ende…

10 minutes ago

Krijohet grupi punues për hartimin e ligjit mbi pensionimin e parakohshëm të policëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka nxjerrë vendim për themelimin e grupit punues për hartimin e Projektligjit për…

14 minutes ago

Erion Veliaj’s transfer to Fier, Prisons Directorate: Procedures were followed, order classified as a “state secret

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt në burgun e Fierit, pas spekulimeve mediatike…

21 minutes ago