Albin Kurti, i cili mban postin e kryeministrit në detyrë, ka theksuar se marrëveshja e fundit politike nuk garanton shmangien e zgjedhjeve të parakohshme. Sipas tij, procesi mbetet i bllokuar pa siguruar votat e nevojshme për kreun e ri të shtetit.
None found
Ai sqaroi se zgjedhja e presidentit kërkon praninë e dy të tretave të ligjvënësve në Kuvend, duke nënvizuar se nuk mjafton vetëm pjesëmarrja e deputetëve që qëndrojnë pas marrëveshjes, por duhen edhe vota të tjera.
“Kemi një marrëveshje politike tashmë, por ajo duhet të na i plotësojë edhe numrat që t’u shmangemi zgjedhjeve të reja”, u shpreh Kurti para nisjes së seancës konstituive. Ai shtoi se pa zgjedhur presidentin, as Kuvendi e as qeveria nuk mund të ndalojnë shkuarjen drejt kutive të votimit.
Kurti vlerësoi gjithashtu thirrjen e seancës konstituive nga kryesuesi Avni Dehari, duke e cilësuar si një hap që kërkon një përgjigje pozitive nga ana e tyre pikërisht për shkak të marrëveshjes së arritur.
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas konfirmimit të nisjes së hetimeve nga SPAK për librin e saj…
Mbrëmjen e djeshme, policia ka shoqëruar gazetarin holandez Vincent van Gerven Oei, i njohur për investigimet e tij mbi Shqipërinë…
Mbulimi me dozën e parë të vaksinës MRP ka rënë në 62,7 për qind, shumë larg nivelit prej 95 për…
Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës votojnë sot për përbërjen e re të Këshillit Kombëtar Shqiptar, institucion ky që përfaqëson…
Kandidati Visar Memeti ka votuar sot në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, të cilat po mbahen më 8 nëntor. Përmes…
Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”.…