Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi në Kuvend se Lëvizja Vetëvendosje do të votojë pro ndryshimeve të propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara, megjithëse e konsideroi mënyrën e avancimit të tyre të ngutshme.
None found
Gjatë fjalës së tij, Kurti mbrojti luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se ajo ishte e drejtë. Sipas tij, veprimtaria e UÇK-së nuk ishte vetëm reagim ndaj heqjes së autonomisë së Kosovës, por edhe kundër asaj që ai e përshkroi si gjenocid të Serbisë në Kosovë.
“Për UÇK-në nuk mund të ketë gjyq”, deklaroi Kurti.
Ai kritikoi kohën në dispozicion të deputetëve për shqyrtimin e propozimeve, duke thënë se ata nuk kanë pasur mundësi të mjaftueshme për t’i analizuar ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
“Veprime të ngutshme janë bërë edhe në vitin 2015”, tha Kurti.
Kryeministri e cilësoi të drejtë zemërimin e qytetarëve ndaj Dhomave të Specializuara. Ai rikujtoi se pakënaqësia ndaj kësaj gjykate ishte e pranishme edhe në vitin 2015, kur ajo u themelua, por se atëherë nuk ishte marrë parasysh.
Sipas Kurtit, përgjegjësinë për krijimin e Dhomave të Specializuara e kanë personat që votuan për themelimin e tyre në vitin 2015.
Pavarësisht rezervave për procedurën dhe momentin e kësaj nisme, Kurti konfirmoi se deputetët e LVV-së do t’i mbështesin ndryshimet e propozuara.
“Ne po ju mbështesim sot”, tha Kurti.
Pas publikimit dhe shpërndarjes në rrjet të videove intime që pretendohet se përfshijnë artisten Blerina Matraku dhe Adi Hilën, ka…
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara janë një çështje që, sipas tij,…
Kryeministri Albin Kurti tha se për zbatimin e një strategjie shtetërore dhe kombëtare lidhur me proceset në Hagë, Kosovës i…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, tha se çështja që po diskutohet sot në Kuvend është dashur…
Avokati Arianit Koci ka reaguar për ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke ngritur shqetësime lidhur me…
Ramush Haradinaj nga Aleanca tha se partia e tij do t’i votojë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Sipas…