Categories: kosovë

Hoti shpreh dyshime për efektin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Ministri Andin Hoti ka thënë se nuk është plotësisht i bindur që ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës do të garantojnë mbrojtjen e nevojshme për personat që po gjykohen në Hagë. Ai i ka konsideruar të pritshme reagimet e Bashkimit Evropian, duke qenë se hartimi i ndryshimeve nuk është paraprirë nga konsultimet me BE-në.

Të lidhura

None found

Duke folur në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, Hoti deklaroi se kundërshtimet e BE-së lidheshin pikërisht me kërkesën për konsultim paraprak lidhur me ndërhyrjet në ligj.

Ligji për Dhomat e Specializuara u votua javën e kaluar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ndërsa Hoti tha se edhe kryeministri Kurti kishte shprehur më herët pasiguri për ndikimin e këtyre ndryshimeve.

“Sa i përket reagimit të Bashkimit Evropian, i keni parë reagimet e tij, në të cilat këto ndryshime në Ligjin për Dhomat e Specializuara janë cilësuar si të papranueshme. Ligji u votua javën e kaluar në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Siç mund të flas tani në emër të Qeverisë, nëse flas në emrin tim, do të citoja një fjali të kryeministrit Kurti, të thënë ditën kur u votuan ndryshimet për Dhomat e Specializuara. Kryeministri Kurti e ka theksuar shumë mirë se nuk jemi shumë të bindur për këtë. Megjithatë, besoj se partia që i ka hartuar ndryshimet është konsultuar me akterë të tjerë dhe me Apelin. Sa i përket kësaj çështjeje, do të shohim se çfarë strategjie do të ndiqet. Por, edhe unë personalisht, si Andin, nuk jam shumë i bindur se këto ndryshime do të sjellin rezultatet e nevojshme për të siguruar një mbrojtje të duhur. Po theksoj se kjo është çështje që u përket atyre që sot ndodhen në Hagë”, tha Hoti.

Ministri sqaroi se reagimi i BE-së lidhet edhe me mënyrën se si janë përgatitur ndryshimet ligjore. Sipas tij, në këtë proces parashihet që konsultimi me Bashkimin Evropian të zhvillohet paraprakisht.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për krijimin e një grupi punues, i cili do të hartojë një strategji shtetërore për procedurat e Apelit në rastin e katërshes së UÇK-së.

Hoti bëri të ditur se drejtimin e këtij grupi do ta marrë zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Ai tha se aktualisht nuk mund të përcaktohet një datë për përfundimin e strategjisë, pasi përgatitja e saj varet nga disa faktorë. Megjithatë, puna duhet të nisë pa vonesë dhe të zhvillohet me kujdes.

Sipas Hotit, hartimi i strategjisë kërkon vëmendje të veçantë, në mënyrë që nxitimi të mos sjellë gabime gjatë këtij procesi.

të fundit

VIDEO/ Natural Sciences students join protest, leave lecture halls: We want a revolution

Këtë të mërkurë, 14 tetor 2026, studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, i janë bashkuar protestës së nisur nga…

13 seconds ago

Medical students gather in the city center, head toward the Ministry of Education (VIDEO)

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë vijojnë marshimin në qendër të Tiranës, duke shoqëruar protestën me thirrjet “Rama në burg” dhe…

39 seconds ago

Footage from the home of the Serb community member arrested in Fushë-Kosovë

Në lagjen “28 Nëntori” në Fushë-Kosovë, të mërkurën është arrestuar një person nga komuniteti serb, pasi dyshohet se kishte kërcënuar…

3 minutes ago

VIDEO/ Përshkallëzohet protesta para Ministrisë së Arsimit, studentët shkulin kangjellat

Shkulja e kangjellave ka tensionuar protestën e studentëve në Tiranë, në ditën e dytë të demonstratave kundër situatës në arsim.…

3 minutes ago

Shiroka Pula visits families of former KLA leaders, Krasniqi calls it the first institutional visit in six years

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit e vlerësoi vizitën e presidentes së Kosovës, Justina Shiroka Pula në familjen e tyre.…

3 minutes ago

Competition opens for the People’s Advocate

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione me kërkesë të kryetares së kuvendit, Albulena Haxhiut, e ka…

4 minutes ago