kosovë

Kurti: Kosova do të vijojë të blejë pajisje ushtarake nga Turqia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë pritur në takim Presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Haluk Gorgun, me të cilin biseduan për bashkëpunim në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes.

Kurti fillimisht i ka shprehur falënderimin e tij presidentit të agjencisë turke të Industrisë së Mbrojtjes për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, veçanërisht sa i përket ngritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit nga Kryeministria e Kosovës, Kurti ka thënë se Republika e Kosovës do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia, e cila mbetet një prej partnerëve kryesor të vendit.

Në takim gjithashtu u diskutua rreth mundësive të bashkëpunimit në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, përkatësisht atë të prodhimit të municionit, dhe për kushtet që vendi ynë ofron për investitorë potencialë nga Turqia.

Në takimin e përbashkët te kryeministri, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci kishte takim të veçantë me Presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Haluk Gorgun.

Maqedonci, këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, duke thënë se kanë diskutuar për bashkëpunimin e ngushtë në fushën e mbrojtjes në mes dy vendeve.

“Në Ministrinë e Mbrojtjes sot kisha nderin ta pres Presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Haluk Gorgun. Në këtë takim miqësor me z. Gorgun dhe ekipin e tij diskutuam për bashkëpunimin e ngushtë në fushën e mbrojtjes në mes dy vendeve tona. Investimi në industrinë e mbrojtjes është njëra nga fushat për të cilën kemi diskutuar gjatë takimit dhe të cilës ne jemi duke i kushtuar vëmendje të veçantë”, ka thënë Maqedonci.

Tags: kosoveturqi

të fundit

KQZ pritet të certifikojë nesër rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër pritet të bëjë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës të…

24 seconds ago

Don Xhoni flet për herë të parë për raportin me Loredana Bratin

Lansimi i albumit të ri “100%” e ka rikthyer Don Xhonin në qendër të vëmendjes. Përveç projektit muzikor, artisti ka…

35 seconds ago

24-vjeçari nga Kosova që dërgoi pakon me armë në autobusin e ndaluar në Hungari u arrestua

Një tjetër autobus nga Kosova u ndalua nga autoritet hungareze, ndërsa mediat atje bënë të ditur se brenda një dërgese…

45 seconds ago

Supreme Court Rejects Five Complaints, Clearing the Way for Certification of Results

Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur për pesë ankesat administrative të paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe…

4 minutes ago

Analizë për një revistë italiane: “Albanian Files” dëshmon se Rama është “Kumbari” me kontroll të plotë mbi Shqipërinë

Kryeministri i kontestuar po e transformon Shqipërinë ndërtesë pas ndërtese: me një sërë arkitektësh yje të huaj, asnjë shqiptar, dhe…

4 minutes ago

Aksident mes tre automjeteve në rrugën Korçë-Pogradec, një person i plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan. 3 mjete janë përfshirë në…

4 minutes ago